Futboll
Kosova në telashe më lojtarët që luajnë në Zvicër
Shumë futbollistë mund të mos vijnë për ndeshjet e muajit shtator për shkak se u kërkohet të karantinohen kur të kthehen

Përfaqësuesja U-21 e Kosovës në futboll mund të mos e ketë ndihmën e një numri të madh të lojtarëve që luajnë për klube të ndryshme të Zvicrës për ndeshjet eliminatore kundër Anglisë dhe Turqisë. Shpresat e Kosovës me këto dy përfaqësuese të mëdha do të përballen në fillim të muajit të ardhshëm, në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2021”. Por, këtë problem mund ta ketë edhe Përfaqësuesja A, që në muajin shtator do të luajë ndaj Moldavisë dhe Greqisë në Ligën e Kombeve.
Kundër Anglisë, Kosova luan më datën 4 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, derisa katër ditë më vonë do të përballet në udhëtim me Turqinë. Menaxheri i Kosovës U21, Zgjim Sojeva, ka thënë se të paktën dhjetë lojtarë që janë pjesë e klubeve zvicerane mund të mos jenë në dispozicion të përzgjedhësit Rafet Prekazi, për shkak se atyre iu kërkohet karantinimi pasi të kthehen në Zvicër, vendin ku jetojnë pas përfundimit të grumbullimit me Kosovën.
E këtë shqetësim e ka edhe përfaqësuesja “A” e Kosovës. Edhe ekipi A i Kosovës ende nuk ka arritur marrëveshje me shtetin zviceran që futbollistët që janë ftuar nga përzgjedhësi Bernard Challandes për ndeshjet e Ligës së Kombeve të lirohen nga karantinimi pas kthimit. Kosova më 3 shtator do të përballet me Moldavinë në Itali, kurse tri ditë më vonë e pret Përfaqësuesen e Greqisë në Prishtinë.
“Situata nuk është e mirë aspak. Zvicra nuk po i lëshon lojtarët, sepse i obligon që të karantinohen për dy javë pasi të kthehen. Klubet nuk kanë faj, por është shteti zviceran që e ka futur Kosovën në listë të kuqe për rastet e shumta me koronavirus. Jemi duke pritur përgjigje për të paktën dhjetë lojtarë. Me shtetet e tjera nuk e kemi këtë problem, pasi ato nuk i karantinojnë lojtarët nëse në testim dalin negativë. Por, vetëm me Zvicrën po kemi telashe, sepse Italia, Hungaria, Gjermania, Holanda, Suedia dhe Norvegjia prej ku edhe vijnë lojtarët, nuk kërkojnë karantinim nëse dalin negativë në testim”, ka thënë Sojeva për KOHËN.
Për ndeshjet kundër Anglisë dhe Turqisë, Kosova U-21 do të grumbullohet më 30 gusht. Por, për shpalljen e listës nga ana e përzgjedhësit Prekazi duhet pritur. E në rast se Zvicra dhe vendet e tjera prej ku vijnë lojtarët e “dardanëve” të rinj, nuk do të mund të vijnë në Kosovë, atëherë do të shkojnë me planin B.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Në pushime me fëmijën, në kohë shkolle: Kjo mund t`i kushtojë 1000 euro kosovares Ligji për Arsimin, në Bavari, thotë: “Kushdo që nuk siguron që të miturit në moshën e...
-
TECH FORUM 2025, Cyrih: Kosova dhe shqiptarët, një “superfuqi” e TI-së
-
Katër shqiptarë akuzohen për mashtrim kibernetik, dëmi: Mbi një miliard euro
-
Dr. Kaltrina Zahiti: Për një trajtim më të përgjegjshëm të syve
-
Gjermani: Arrestohet mërgimtari në trenin Euro-City, kishte dokumente false
Jeta në Austri
-
Tradita e pushimeve: Ku do të shkojnë austriakët në verën e 2025? Pavarësisht rritjes së kostove, pushimet mbeten një prioritet për austriakët në verën e 2025, edhe pse...
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri