Lajme
Kosova në Samitin e Frankofonisë në Madagaskar
Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj po marrë pjesë në Samitin dyditor të Frankofonisë në Madagaskar, dy vjet pas anëtarësimit të Kosovës si shtet vëzhgues anëtar në këtë organizatë
Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka udhëtuar për në Madagaskar, ku do të marrë pjesë në sesionin e 32-të të Konferencës Ministrore të Frankofonisë. Ministri Hoxhaj do të marrë pjesë në Samitin dy-ditor të Frankofonisë, dy vite pas anëtarësimit të Kosovës si shtet vëzhgues anëtar.
Para se të nisej, në një takim koordinues me ambasadorët e vendeve frankofone në Kosovë, Hoxhaj ka deklaruar se Frankofonia është organizatë shumë e rëndësishme për Kosovën dhe synon që këtë bashkëpunim ta thellojë në projekte konkrete.
“Frankofonia është organizatë jashtëzakonisht e rëndësishme sa i takon ndërveprimit të Kosovës dhe qytetarëve të saj në vendet frëngjisht-folëse në aspektin ekonomik, arsimor, kulturor dhe diplomatik. Ne synojmë që këtë bashkëpunim ta thellojmë edhe më tutje me projekte konkrete nga të cilat do të përfitojnë qytetarët e Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.
Hoxhaj pritet të takojë liderë të shumtë të shteteve frankofone, takime këto të cilat do t’i shfrytëzojë për të lobuar për njohje të reja për Republikën e Kosovës.
Kosova u pranua si vend anëtar i vendeve frankofone, në nëntor të vitit 2014 në Senegal.
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












