Sport
Kosova, në pritje të pranimit në UEFA
Nesër, më 3 maj në Budapest të Hungarisë mbahet Kongresi i UEFA-s, ku pritet pranimi i Kosovës në këtë organizatë
Dita e shumëpritur ka ardhur. Izolimi i futbollit kosovar është afër fundit. Më 3 maj në Budapest do të mbahet Kongresi i UEFA-s, ku të gjithë në Kosovë po presin lajmin historik, derisa nëse ndodh kjo, atëherë më 13 maj pritet të pranohet në FIFA.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri është shumë optimist se pranimi do të ndodhë. “Faleminderit për mbështetje në vigjilje të udhëtimit tonë në Budapest ku pritet të mbahet kongresi i radhës ku Federata e futbollit të Kosovës, është në rend të ditës. Dhe ne me mundësitë tona nuk jemi ndalur asnjëherë dhe gjithmonë kemi punuar me mundësitë tona dhe kemi ardhur deri këtu. Potencuan dhe vështirësitë ligjore që i kemi pasur në shtator të vitit të kaluar kur në Maltë u mor vendimi që të dërgohet në votim në Kongres. Ne shpresojmë që do ta kemi shumicën në Kongres dhe të hapim rrugë të reja, për të rinjtë dhe të rejat tona. Iu falënderoj juve dhe Qeverinë dhe të gjitha institucionet, që keni qenë gjithmonë krahë i fortë i Federatës së futbollit. Ne shpresojmë që me këtë udhëtim në Budapest dhe pas kthimit, të kemi dhe më shumë lajme pozitive”, ka thënë Vokrri, shkruan albinfo.ch. Ai më herët kishte siguruar se Kosova i ka votat e mjaftueshme për t’u pranuar në UEFA.
Një numër i madh i delegacionit të federatës kosovare do të jetë në Budapest, si dhe një numër i madh i mediave kosovare, për të raportuar lajmin historik.
Optimist se do të pranohen është sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu. Ai e ka thënë në një intervistë për Kosovapress. “Të them se paraprakisht i kemi bërë gjitha punët në mënyrën më të mirë të mundshme, tash e sa muaj duke lobuar, duke i përmbushur me argumente federatat sportive, edhe pse thuhet se politika nuk përzihet, megjithatë kjo e ka luajtur rolin e vet, sidomos në taborin tjetër kundërshtar. Prandaj sipas gjitha fjalëve, ku i keni parë edhe vet zyrtarët e UEFA-s dhe FIFA-s, kanë treguar vullnet të jashtëzakonshëm, dhe përkundër procedurave të rënduara ligjore e kanë futur në rend ditë për votim, kjo është një arritje e madhe për ta futur në votim, sepse kemi pasur probleme ligjore, sepse e dini me statut çfarë thuhet. Përpos kësaj FIFA në Kongresin e FIFA me insistimin e UEFA-së është gjetur një modul ligjor, është formuar një e ashtuquajtur byro, ju e dini ku katër zyrtarë kanë qenë nga UEFA dhe FIFA, dhe është mundësuar që të hynë në rendi ditë. Unë jam optimist dhe pas 25 viteve, tani jemi para një momenti shumë të rëndësishëm, para një momenti historik për futbollin e Kosovës”, deklaroi Salihu.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










