Kosova
Kosova mund të përballet me krizë energjetike
Çmimet e rrymës në tregun ndërkombëtar arrijnë shifra rekorde
Çdoherë e më shumë, po konsiderohet se Kosova ka burime të kufizuara të energjisë.
Mungesa e energjisë elektrike dhe rritja e çmimit të saj në tregun ndërkombëtar ka ngritur alarmin edhe në Kosovë.
Stina e dimrit do të jetë sfidë në aspektin e furnizimit me energji elektrike në Kosovë.
Këtë e ka konfirmuar përmes një njoftimi edhe vetë KEDS-i, duke u bazuar në krizën e thellë energjetike në të cilën ka hyrë Evropa.
Zëdhënësi i kësaj kompanie, Viktor Buzhala, tha se çmimet e rrymës në bursë janë rritur ndjeshëm, madje këto ditë është thyer edhe rekordi për çmim të lartë, nga 250 sa ishte kohë më parë, tani është në 735 euro megavati.
Ne vetëm se kemi hyrë në krizë, qysh verës. E jo vetëm ne, por e tërë Evropa. E kjo na shpije pa dyshim deri në situata të paqarta në të ardhmen. Ne nuk e dimë se çfarë dimri do të vijë”, thotë Viktor Buzhala, zëdhënës i KEDS-it.
“Ne jemi në verë dhe kemi aktualisht çmime pesëfish më të larta sesa vera e vitit të kaluar”, thotë Buzhala.
Përderisa Buzhala thotë se furnizimi me energji vazhdon pasi verës ka kapacitete të mira vendore që e mbulojnë pjesën më të madhe të konsumit, eksperti i energjisë, Bedri Dragusha thotë se qeveria duhet të marrë masa për stinën e dimrit.
Duke komentuar marrëveshjen me MCC-në për sektorin e energjisë së ripërtërishme, Dragusha thotë se çdo marrëveshje ose investim në këtë sektor është i domosdoshëm dhe i dobishëm, porse përfitimet do të jenë të më vonshme, sepse Kosova akoma nuk siguron furnizimin stabil me energji.
“Kosova ka burime të kufizuara të energjisë së ripërtërishme, për shembull, nëse e marrim ujin pothuajse të gjitha burimet i kemi shteruar në kuptim të shfrytëzimit, erë ka në disa vende, por jo mjaftueshëm, diell ka, por çka do të bëjmë kur të vijë dimri dhe kërkesat për energji janë të mëdha”, thotë Bedri Dragusha, ekspert për energji.
Ndërkaq, Kosova e ka të vështirë sigurimin e energjisë nga tregjet e jashtme, pasi sipas zyrtarëve të KEDS-it, ajo është e bllokuar nga aktorët e mëdhenj. Sipas tyre, KEDS kishte shpallur tender në bursat ndërkombëtare, por kishte plot raste kur nuk kishte marrë asnjë ofertë, ndërsa edhe ato që arriti t`i merrte, ishin me çmime astronomike.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, Mes lotësh, ylli kosovar tregon fëmijërinë e vështirë dhe përkushtimin e prindërve për suksesin e tij... -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Londër
Në Londër hapet ekspozita “Metamorph” e artistes Gabi Pallaska -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë










