Lajme
“Kosova në PISA 2015”, temë e një konference
Vlerësimi i PISA-s fokusohet në aftësinë që kanë nxënësit 15- vjeçarë për t’i përdorur dijet dhe njohuritë e fituara në shkollë në situatat reale të jetës të një të rrituri
Vlerësimi i suksesit të nxënësve përbën një problem preokupues për arsimin në përgjithësi dhe atë shqiptar në përgjithësi. Sistemi ndërkombëtar i vlerësimit, i njohur si PISA për herë të parë aplikohet edhe në Kosovë.
Në këtë kuadër, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) në bashkëpunim me organizatën gjermane GIZ kanë organizuar konferencën ndërkombëtare dyditore “Kosova në PISA 2015: ndikimi i vlerësimit të nxënësve në cilësinë e arsimit”, e cila ka filluar punimet sot në Prishtinë.
Duke folur në fillim të punimeve, ministri i Arsimit, Ramë Buja theksoi rëndësinë që ka kjo konferencë për sistemin e arsimit në Kosovë, sepse Kosova për herë të parë po i nënshtrohet një vlerësimi ndërkombëtar në PISA.
“Pjesëmarrja në PISA është e rëndësishme, sepse rezultatet mund të përdoren për të vlerësuar: Sa mirë janë të përgatitur nxënësit në Kosovë në këtë fazë të përfundimit të shkollës? Cilat janë drejtimet në të cilat duhet të përmirësohen shkollat tona, sistemet qeverisëse dhe politikat arsimore në të ardhmen? Vetë pjesëmarrja e vendit tonë në këtë vlerësim të rëndësishëm ndërkombëtar çmohet si tregues që kërkon që arritjet dhe reformat në arsim të maten dhe të krahasohen me zhvillimet ndërkombëtare”, tha ministri Buja, ndërsa theksoi se Kosova i bëri ofertë Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) për të marrë pjesë në vlerësimin ndërkombëtar PISA, me qëllim që edhe ne të jemi pjesë e proceseve zhvillimore ndërkombëtare, shkruan telegrafi..
“Raporti final i rezultateve të Vlerësimit Ndërkombëtar PISA 2015, që do të publikohet në vitin 2016, Ministrisë së Arsimit do t’i shërbejë për orientimet politike në zhvillimet e mëtejme të sistemit arsimor në Kosovë”, theksoi Buja.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Peter Blomeyer, ndër të tjera theksoi se pjesëmarrja në PISA i mundëson Kosovës të matë cilësinë e sistemit të saj edukativ dhe të krahasojë standardet e saj me ato të vendeve tjera. “Gjithsesi vlerësimi PISA, duhet të jetë pjesë e testit kombëtar, në mënyrë që cilësia e edukimit mund të monitorohet brenda tre vjetëve, për aq kohë sa realizohet vlerësimi PISA”, tha ai.
Ndërsa, zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa foli për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në PISA dhe sfidat që na presin në këtë drejtim. “Praktikat kanë dëshmuar se në PISA nuk ka humbës, ndërsa renditja dëshmon për gjendjen aktuale të arsimit të shteteve të ndryshme dhe mundësi reflektimi për orientimet e së ardhmes”, tha ai.
Vlerësimi i PISA-s fokusohet në aftësinë që kanë nxënësit 15- vjeçarë për t’i përdorur dijet dhe njohuritë e fituara në shkollë në situatat reale të jetës të një të rrituri. PISA është studimi më i madh ndërkombëtar në botë për arsimin. Ajo matë arritjet e nxënësve në Lexim, Matematikë dhe Shkencë.
Pilotimi i këtij vlerësimi në Kosovë është realizuar me sukses më 23 prill 2014 në 27 qendra të vlerësimit, të cilit i janë nënshtruar 1100 nxënës.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













