Lajme
Kosova në mesin e vendeve më të korruptuara në botë
Sipas Transparency International, Kosova radhitet në vendin e 103-të në shkallë botërore për nivelin e korrupsionit, ndërsa Shqipëria në vendin 88
Kosova dhe Shqipëria radhiten në mesin e vendeve më të korruptuara në botë, ku nuk ekziston kultura institucionale për t’i ndëshkuar zyrtarët e lartë të përfshitë në aferat korruptive. Kështu thuhet në raportin e fundit publikuar nga Organizata ndërkombëtare Transparency International. Sipas TI-së, Kosova radhitet në vendin e 103-të në shkallë botërore për nivelin e korrupsionit, ndërsa Shqipëria në vendin 88.
Në bazë të këtij raporti, Kosova nuk ka shënuar përparime në krahasim me vendet e tjera dhe në shumë segmente është e ngjashme me Shqipërinë.
Artan Canhasi i Institutit Demokratik të Kosovës, i tha REL-it se për dallim nga Kosova, Shqipëria qëndron më mirë në indeksin e organizatës ndërkombëtare.
“Kosova dhe Shqipëria nuk kanë shënuar regres viteve të fundit, të njëjtën nuk mund ta themi edhe për Bosnjën dhe Maqedoninë. Kultura e pandëshkueshmërisë së elitës politike është e shprehur në Kosovë, ngjashëm si në Shqipëri. Shqipëria në ranglistën e Transparency International qëndron më mirë sesa Kosova dhe ka shënuar përparim në vitin e fundit me tre poena, duke lëvizur në vendin e 88-të, derisa Kosova gjendet në vendin e 103-të në botë”, ka theksuar Canhasi.
Sipas tij, korrupsioni i profilit të lartë po ashtu ka shtrirje të mëdha, por nuk ka asnjë rast të dënimit të zyrtarëve të lartë për veprat korruptive.
“Politikanët e nivelit më të lartë, të partive politike, janë ata të cilët udhëheqin një sistem që kontribuon në këtë drejtim të pandëshkueshmërisë së korrupsionit të profilit të lartë”, thekson Canhasi.
Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka qenë përherë pjesë e deklaratave të zyrtarëve të lartë shtetëror, por rezultatet konkrete kanë munguar.
Aktualisht, një ministër në Qeverinë e Kosovës është dorëhequr pas ngritjes së akuzave për shpërdorim detyre dhe fonde për shërim të pacientëve jashtë institucioneve publike, dhe një tjetër deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike është gjithashtu nën akuzat për afera të krimit të organizuar.
Njohës të rrethanave në Kosovë thonë se në vend është ndërtuar kultura e mosndëshkimit të rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë, pikërisht për faktin se të njëjtit kanë ndikuar mbi zgjedhjen e gjykatësve dhe prokurorëve, duke pamundësuar ndërtimin e një sistemi të drejtë e profesional të drejtësisë.
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Betim Musliu, tha se nuk mund të pritet nga ata që janë zgjedhur përmes formave të njohura “Pronto” që ta bëjnë luftimin e korrupsionit.
“Në Kosovë ndikimi politik jo formal, por praktik, ka arritur në një kulm saqë prokurorët dhe gjyqtarët nuk janë të pavarur dhe krimi i organizuar dhe korrupsioni i cili po lulëzon, duke mos u ndëshkuar asnjëherë nga këta që nuk kanë integritet, e ka krijuar këtë kulturë të pandëshukeshmërisë”, thotë Musliu.
Lufta kundër korrupsionit në Kosovë, megjithatë, është shndërruar në temën e zakonshme në vend, por ende asnjë rast nuk është dëshmuar të jetë trajtuar nga gjykatat.
Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, thotë se për 17 vite në Kosovë nuk ka gjykim të korrupsionit të nivelit të lartë.
“Gjykimet e korrupsionit bëhen me raste të vogla dhe në nëse gjyqësori raporton se kanë 30 raste apo aktgjykime dhe asnjë qytetarë nuk e dinë se kush janë ata zyrtarë, në mënyrë indirekte del se kemi të bëjmë me korrupsion të imët. Nuk duhet të neglizhohen edhe këto raste, por e dimë që për gjykimin e korrupsionit për rastet e fuqishme apo “peshqit e mëdhenj” nuk ka që nga pas lufta”, thekson Preteni.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












