Sport
Kosova në kualifikime për Kampionatin Botëror
UEFA ka vendosur rreth fatit të përfaqësueses së Kosovës për eliminatoret e Botërorit “Rusia 2018”. Kosova do të jetë pjesë e Grupit I gjatë kualifikimeve për Botërorin e vitit 2018. Pra, Kosova do të bëjë pjesë në grupin ku bën pjesë Kroacia, Islanda, Ukraina, Turqia dhe Finlanda, shkruan albinfo.ch.
Me Finlandën, Kosova pritet të luajë edhe ndeshjen e parë të eliminatorëve për Botërorin e ardhshëm, që mbahet në Rusi. Kujtojmë se muaj më parë Federata e Futbollit e Kosovës është pranuar me të drejta të plota në FIFA dhe UEFA. Vlen të ceket se ditë më parë përfaqësuesja e Kosovës triumfoi kundër Ishujve Faroe me rezultat 2:0, duke shënuar fitoren e parë pas pranimit me të drejta të plota në federatat ndërkombëtare të futbollit.
Pasi u mësua që Kosova do të luajë në Grupin I kualifikues për Botërorin “Rusia 2018”, është mësuar edhe orari i ndeshjeve që do të zhvillohen në vitin 2016. Më 5 shtator, Kosova do të luajë takimin e parë në kuadër të kualifikimeve, si mysafir i Finlandës. Ndeshja e parë vendas, do të luhet më 6 tetor ndaj Kroacisë. Takimi i tretë i Kosovës do të luhet më 9 tetor ndaj Ukrainës, ndërsa një muaj më vonë, më 12 nëntor, Kosova luan ndaj Turqisë. Pas ndeshjeve të 12 nëntorit, Kosova nuk do të ketë orar të caktuar deri në mars të vitit 2017.
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë -
Oficer i FSK-së diplomon në SHBA
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











