Kosova
Kosova, ‘në grevë’
Sistemi i arsimit në vend ka hyrë tashmë në javën e tretë të grevës, duke kërkuar rritjen e koeficientit të pagës për 30%
Rreth 22 mijë shërbyes civilë në administratën lokale dhe qendrore në Kosovë të martën filluan grevë njëorëshe, duke kërkuar nivelim të pagave me sektorë të tjerë publikë.
Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës thotë së shërbyesit civilë ndjehen të diskriminuar dhe nuk trajtohen të barabartë sa i përket nivelit të pagave.
Sipas saj, nëse Qeveria e Kosovës nuk reflekton karshi kërkesave të shërbyesve civilë, greva mund të mbahet gjatë orarit të plotë të punës, nisur nga e mërkura, përcjell albinfo.ch.
Përfaqësuesi i Këshillit Grevist të shërbyesve civilë, Ali Sefaj, thotë se me grevën e tyre shërbyesit civilë nuk duan të paralizojnë shtetin, por kërkojnë reflektim ndaj kërkesave të tyre, transmeton “TCH”.
Paga mesatare e shërbyeseve civilë në Kosovë është 340 euro. Ndërkohë, edhe sistemi i arsimit në vend ka hyrë tashmë në javën e tretë të grevës, duke kërkuar rritjen e koeficientit të pagës për 30%.
Në grevë për më shumë së një muaj janë edhe mjekët kirurgë në Kosovë. Ligji për pagat është në fazën e shqyrtimit parlamentar, kurse më 31 janar pritet të procedohet në Kuvend për miratim.
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











