Lajme
Kosova në “Gërmia Hill” kërkon vend në NATO dhe BE
Në këtë konferencë po marrin pjesë ministra dhe ish-ministra të Jashtëm, përfaqësues nga mediet dhe shoqëria civile

Kosova duhet ta zërë vendin e vet në NATO dhe Bashkim Evropian, deklaruan të premten presidentja dhe kryeministri i Kosovës në konferencën ndërkombëtare “Gërmia Hill”, që po mbahet në Prishtinë.
Në këtë konferencë po marrin pjesë ministra dhe ish-ministra të Jashtëm, si dhe përfaqësues nga mediet dhe shoqëria civile nga vende të ndryshme botërore, njofton radio Evropa e Lirë.
Në fjalimin hyrës, presidentja Atifete Jahjaga tha se Kosova duhet të zërë vendin që i takon në të gjithë mekanizmat dhe organizmat ndërkombëtar, përfshirë edhe pjesëmarrjen nëpër misionet paqeruajtëse.
Ndërsa shprehu zotimin për trajtim të barabartë të gjitha komuniteteve në Kosovë, Jahjaga tha se në aspektin ndërkombëtar, Kosova nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë vendi tjetër.
“Si shtet ne synojmë të ndërtojmë dhe forcojmë tutje partneritetin tonë strategjik dhe permanent me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse ndajmë përkushtimin për vlerat e përbashkëta të lirisë dhe demokracisë. Kosova ndjek politikën e fqinjësisë së mirë me të gjitha shtetet. Ajo është e ndërtuar në parimin qytetar, ku të gjithë qytetarët pavarësisht nga përkatësia etnike, fetare e racore, kanë të drejtat e barabarta”, u shpreh Jahjaga.
Presidentja Jahjaga tha se në kohën kur Evropa i ka tejkaluar politikat e interesave të ngushta për t’u bashkuar dhe për të krijuar perspektiva të përbashkëta, edhe rajoni i Ballkanit e ka rastin që të përfshihet dhe të ndërtojë një të ardhme më të mirë për të gjitha vendet dhe popujt.Ndërkohë, kryeministri Hashim Thaçi tha se rajoni i Ballkanit po ballafaqohet me sfidat e konsolidimit të shteteve të reja, përderisa Bashkimi Evropian po ballafaqohet me sfidën e krizës ekonomike financiare.
Në fjalimet hyrëse, presidentja Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi kërkuan që Kosova si shtet i ri të zërë vendin e vet në NATO dhe BE.
Duke pasur parasysh zhvillimin e ulët të vendeve ballkanike, Thaçi tha se duhet qenë vigjilent në mënyrë që kjo krizë të parandalohet për vendet e Ballkanit.
Thaçi tha, po ashtu, se falë ndërhyrjes së NATO-s dhe politikave që ndoqën Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, sot në Ballkan është mbyllur historia e dhunës dhe luftërave të përgjakshme.
Tani kur Kosova është një shtet i pavarur, edhe Thaçi ngriti si prioritet integrimin e vendit në strukturat euroatlantike.
Kosova është shtet evropian me borxhet më të vogla, kurse me rritjen më të madhe ekonomike, u shpreh me këtë rast Thaçi. Ai tha se vendet e Ballkanit mund të ecin përpara vetëm nëse përmbyllet me sukses integrimi i tyre në NATO dhe në Bashkim Evropian. Por, me këtë rast, Thaçi rikujtoi politikat e Serbisë karshi Kosovës, të cilat ai i cilësoi të papranueshme për një vend që aspiron Evropën e bashkuar.
Ndryshe, konferenca ndërkombëtare “Gërmia Hill” u tha se do të jetë tradicionale. Qëllimi i këtij organizimi u tha se është sensibilizimi i opinionit publik në njërën anë dhe përmirësimi i imazhit të Kosovës në anën tjetër, duke përdorur si mjet diplomacinë publike.
Ishte paralajmëruar pjesëmarrja e ish ministrit të Jashtëm të Francës, Bernar Kushner, dhe disa personaliteteve tjera të larta politike, por megjithatë organizatori njoftoi se ata nuk kishin mundur të vinin për shkak të agjendave të ngarkuara diplomatike.
E-Diaspora
-
Kur gjendja dukej e pashpresë, mjekja gjermane shpëton vajzën nga Kosova Për shkak të diagnozës së saj me leukemi, një vajzë 14-vjeçare nga Kosova vjen në Gjermani...
-
Foto
Festa shqiptare në zemër të Cyrihut, sot është dita e dytë e Alba Festivalit
-
Ndryshime në votimin nga diaspora, fletëvotimet do t’u dërgohen me postë votuesve
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
Jeta në Austri
-
Rënie e ndjeshme në ribashkimin familjar të refugjatëve në Austri Procesi i ribashkimit familjar për refugjatët në Austri është ngadalësuar ndjeshëm, madje edhe para ndalimit formal...
-
Austri: 11 të lënduar në aksidentin e rëndë me autobus në A1
-
95.8% e liqeneve dhe lumenjve të Austrisë janë vlerësuar si të “shkëlqyeshëm”
-
Ku në Evropë janë pikat më të pastra dhe më të pista të notit?
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen?