Kosova
Kosova në fokus të producentëve ndërkombëtarë për xhirime filmike
Producentë të huaj eksplorojnë Kosovën si mundësi për projekte filmike
Kosova po pozicionohet gjithnjë e më shumë si një destinacion potencial për prodhime filmike ndërkombëtare. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, së bashku me drejtoreshën e Qendrës Kinematografike të Kosovës (QKK), Blerta Zeqiri, kanë pritur në takim disa producentë ndërkombëtarë, të cilët po shqyrtojnë Ballkanin si rajon për realizimin e projekteve të tyre të ardhshme filmike, shkruan albinfo.ch.
Gjatë takimit, ministri Çeku i ka njoftuar producentët me politikat e Kosovës në fushën e kinematografisë, duke vënë theksin në Ligjin e ri të Kinematografisë, skemën e rabatit për prodhimet filmike, lehtësitë administrative për ekipet e huaja, si dhe potencialin natyror dhe njerëzor që vendi ofron për xhirime.
Sipas përfaqësuesve institucionalë, kuadri i ri ligjor synon ta bëjë Kosovën më konkurruese në tregun rajonal dhe ndërkombëtar të industrisë filmike, duke krijuar kushte të favorshme për tërheqjen e investimeve të huaja dhe rritjen e prodhimeve kinematografike në vend.
Vizita e producentëve ndërkombëtarë në Kosovë ka përfshirë gjithashtu takime rrjetëzimi me producentë dhe profesionistë vendorë, me qëllim krijimin e bashkëpunimeve konkrete dhe afatgjata. Këto takime synojnë shkëmbimin e përvojave, zhvillimin e projekteve të përbashkëta dhe përfshirjen e ekipeve kosovare në prodhime ndërkombëtare.
Institucionet kulturore vlerësojnë se interesimi i producentëve të huaj për Kosovën përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt promovimit të vendit si destinacion filmik në rajon dhe më gjerë, duke kontribuar njëkohësisht në zhvillimin ekonomik, forcimin e industrisë kreative dhe rritjen e prezencës së Kosovës në skenën ndërkombëtare të kinematografisë./Albinfo.ch

Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve












