Kosova
“Kosova në duar të komandantëve, miliarderit nga Zvicra dhe serbëve”
Kthesën, pas tre muajsh ngërçi, e ka sjellë ndërrimi i anës që e bëri Pacolli. Pasi që edhe Beogradi ia dha “dritën jeshile” Listës Serbe, të enjten është bërë zgjedhja e kryetarit të parlamentit
Një koalicion i pazakonshëm në mes të ish komandantëve të UÇK-së, një miliarderi kosovarozviceran dhe partisë së pakicës serbe, të kontrolluar nga Beogradi, duhet ta nxjerrë vendin nga kriza. Kështu konstatohet në një artikull të gjerë që gazeta prestigjioze zvicerane “NZZ” përmes korrespondentit të saj për Ballkan, Andreas Ernst, shkruan rreth krijimit të pritshëm të qeverisë në Kosovë. Kthesën, pas tre muajsh ngërçi, e ka sjellë ndërrimi i anës që e bëri Pacolli. Pasi që edhe Beogradi ia dha “dritën jeshile” Listës Serbe, të enjten është bërë zgjedhja e kryetarit të parlamnetit, transmeton albinfo.ch. Haradinaj si kryeministër nuk do të ketë lojë të lehtë. Në parlamentin prej 120 deputetëve ai kontrollon gjithsej 63 sish.
Shpresat për një shpërthim të Kosovës prej varësisë nga pushteti partiak dhe patronazhi, me këtë zhvillim, hë për hë, janë shkatërruar. Para së gjithash PDK, si partia më e madhe e dalë nga UÇK-ja, në 18 vitet e pas luftës e ka shtrirë një rrjet paralizues të ndërvarësive mbi gjithë vendin. Fitues janë shumë veta, të cilët, falë lojalitetit të tyre nxjerrin favore për vete, dnërsa humbës të gjithë të tjerët që duhet të jetojnë në një sistem që nuk vlerëson rezultatet por lidhjet, vlerëson NZZ.
Partia e Majtë Nacionale, Vetëvendosje ishte zotuar për shkatërrimin e këtij sistemi, me ç`rast përmes një agjende populiste por njëherësh edhe një politike të diferencuar ekonomike, kishte arritur të bëhej partia e dytë në vend. Ajo do ta vazhdojë, pa dyshim, politikën e saj militante opozitare, përcjell albinfo.ch.
Më tutje, korrespondenti Ernst citon prononcimin e publicistit Veton Surroi, të dhënë për këtë gazetë. Sipas tij “qysh se është ngritur në këmbë koalicioni, sërish është rritur qarkullimi i autobusëve nga Prishtina në drejtim të kufirit hungarez (me Serbinë). Sikurse edhe pas zgjedhjeve të para dy viteve, kur të rinjtë provonin të iknin në drejtim të BE-së.
Duke folur për Haradinajn, gazeta kujton se ai ka qenë edhe njëherë kryeministër për 100 ditë dhe sqaron periudhën disa vjeçare të hetimeve dhe burgjeve që ka mbajtur. Gjatë procesit ai ka vazhduar të mbetet aktiv në politikë dhe ishte e qartë se Haradinaj nuk do të kënaqej derisa të mos merrte sërish postin e shefit të qeverisë. Dhe, 12 vite më pas, ai është afër ta bëjë këtë.
Në Serbi, Haradinaj është i urryer më shumë se çdo politikan kosovar. Shtypi bulevardesk i Beogradit e karakterizon atë si “dhunues brutal” dhe “monstrum gjakësor”. Presidenti serb para pak muajsh thoshte se Haradinaj si kryeministër do të ishte “shumë problematik”. Por, duket se kjo ka ndryshuar. Këtë e tregon fakti se kanë qenë votat e serbëve ato që e kanë siguruar ngritjen e koalicionit. Kjo ka ndodhur pas bashkëbisedimit me Beogradin dhe sigurimit të posteve ministrore. Në këtë konstelacion, citon gazeta Surroin, Beogradi në të ardhmen do të jetë në gjendje të përzihet në mënyrë fare të drejtpërdrejtë në Kosovë dhe, në rast nevoje, edhe ta rrëzojë qeverinë.
Por një gjë është e sigurt: Beogradi preferon më shumë Haradinajn në krahasim me Vetëvendsojen e majtë nacionaliste. Kjo për faktin se VV synon të ndërpresë procesin e normalizimit me Serbinë dhe në vend të kësaj kërkon “një dialog të brendshëm” me serbët e Kosovës. Po ashtu edhe rezistenca e VV-së kundër demarkacionit me Malin e Zi do të vazhdojë ta përçajë parlamentin. Kështu, do të mbetet fare pak kohëpër t`u marrë me gjendjen e rëndë socioekonomike të popullit.
Koncesionet me Serbinë që mund t`i bënte kjo nomenklaturë me një shumicë kaq të ngushtë, janë vështirë të besueshme
Mbi të gjitha këto, është edhe gjykata speciale ajo që u rri mbi kokë mjaft eksponentëve nga “koalicioni i komandantëve”. Ajo do t`i ngre akuzat e para gjatë kësaj vjeshte, përfundon gazeta Neue Zürcher Zeitung.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve













