Lajme
Kosova në Berlin me flija dhe shafran
Prodhuesit nga Kosova kanë sjellë me vete lëngje frutash, verë, shafran dhe birrën "Peja"
Kosova dhe Shqipëria janë dy nga 70 vendet që prezantohen në panairin më të madh të produkteve “Javën e Gjelbër” në Berlin të Gjermanisë kurse prodhimet e tyre konkurrojnë në mesin e prodhimeve të 1700 prezantuesve.
Synimi kryesor i panairit që do të jetë i hapur nga 18 deri më 27 janar është nxitja e politikave për sigurimin e ushqimit në botë. Shqipëria prezanton në stendën e saj tetë produkte të prodhuesve shqiptarë: kafe, çaj, verë, vaj ulliri, mjaltë, prodhime qumështi dhe konserva perimesh.
“Ky është një kampion shumë i vogël përfaqësues i prodhuesve shqiptarë. Nuk mund të thuhet që kjo stendë tregon një tablo të potencialeve që ka bujqësia shqiptare.”, tha ministri shqiptar Genc Ruli.
Ndërsa Kosova e ka konceptuar stendën e saj në formë më të veçantë në një restorant që ofron gatime tradicionale. Prodhuesit nga Kosova kanë sjellë me vete lëngje frutash, verë, shafran dhe birrën “Peja”. Në tregun gjerman nuk shitet asnjë produkt nga Kosova, raporton DW nga Berlini.
Në stendën e Kosovës një restorant kosovar i Berlinit ka hapur një seksion provizor ku ofron gjellë tradicionale. Flija e prodhuar aty shoqërohet me shafran të prurë nga Kosova. Një nga prodhimet e prezantuara në stendën e Kosovës është edhe vera nga Rahoveci.
Kosova për herë të parë është e pranishme në këtë panair të Berlinit.
Synimi i organizatorëve të stendës së Kosovës në „Javën e Gjelbër 2013“, sipas ministrit kosovar të bujqësisë, Blerand Stavileci është që të prezantohen prodhimet, por edhe t’u ofrohen vizitorëve mundësi për të njohur më shumë Kosovën, traditën dhe kulturën e saj.
Prodhuesi Ziajdin Haxhimurati mendon se bashkim i tregjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës do rrisë më shumë mundësitë konkurruese të prodhimeve nga firmat shqiptare në rajon.
Ai do të donte ta shiste verën e vet në Shqipëri, por edhe të blinte në Kosovë verë të prodhuar nga vreshtat në Shqipëri. Prodhimi i vetëm shqiptar që eksportohet në tregjet gjermane janë bimët mjekësore dhe aromatike si dhe erëzat.
Investime gjermane në fushën e bujqësisë në Shqipëri nuk ka. “Muajt e fundit kemi pasur investimin e grupit Meggle në përpunimin e qumështit dhe konservimin,” tregon ministri Ruli.
Ai shpjegon se rritja që ka pasur sektori bujqësor në Shqipëri ka ardhur kryesisht nga investimet private.
“Ka filluar të rritet roli investimeve publike në favor të bujqësisë kryesisht në infrastrukturën rrugore, por edhe në investimet e drejtpërdrejta që lidhen me bujqësinë si ato në sistemet e kullimit dhe ujitjes apo në skemat për të ndihmuar fermerin dhe prodhuesin,” shton ministri.
Prodhimi shqiptar tani po shkon drejt cilësisë dhe standardeve, që të mbrohen markat e origjinës. „Këtu jemi në hapat e parë, sapo kemi miratuar legjislacionin.”, thotë mysafiri nga Shqipëria.
Sektori agrar vlerësohet në Gjermani si një motor zhvillimi për Evropën Juglindore. Ai është një element stabilizues për zhvillimin e vendeve. Sektori gjerman i ekonomisë agrare dhe ushqimore është i fokusuar në tregjet evropiano-juglindore dhe ka interes të ketë partneritet afatgjatë dhe të besueshëm në këtë rajon.
E-Diaspora
-
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester Hapja u vlerësua si hap i rëndësishëm për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kulturor në diasporë... -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













