Lajme
Kosova nderon albanologun Papas Antonio Belushi
Dr. Papas Antonio Belushi u nderua nga ministra e Arsimit, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në hulumtimin e thelluar të kulturës shqiptare në botë
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami i ka ndarë mirënjohje Dr. Papas Antonio Belushi, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në hulumtimin e thelluar të kulturës shqiptare në shtrirje gjithëkombëtare, si dhe për kontributin e tij të veçantë me veprën “Arbërorët –arvanitë një popull i padukshëm”.
Ministri Bajrami, tha se, është nder i veçantë, që ta presë dhe të ndajë mirënjohje për albanologun Belushi, duke çmuar lartë kontributin e tij për kulturën shqiptare.
“Është një nder i veçantë për Ministrinë e Arsimit, por edhe për Qeverinë e Kosovës, që të presim veprimtarin e madh, albanologun dhe etnologun e çështjes shqiptare, z. Antonio Belushi, një albanolog i shquar i çështjes arbëreshe, i cili ka krijuar vepra dhe gjithë jetën ja ka kushtuar studimeve të albanologjisë, jo vetëm në Kalabria dhe në territoret ku ai ka jetuar, por edhe më gjerë”, tha ministri Bajrami.
Ministri, po ashtu tha se, Belushi është një personalitet me të cilin krenohet kombi ynë, ndërsa theksoi se ai po e viziton Kosovën tashmë të pavarur.
Ndërsa, Dr. Papas Antonio Belushi, shprehu falënderimin e tij për mirënjohjen e ndarë, ndërsa foli për historinë e arbëreshëve dhe për punën e tij me qëllim që të vë në dukje shqiptarët që prej qindra vitesh jetojnë në Itali, Greqi, por edhe më gjerë.
“Unë ndihem kosovar me shpirt, sepse këtu u bëra burrë. Si njeri i lidhur me letërsinë, këtu pata profesorët më të mëdhenj, duke ardhur për çdo vit në Seminarin e Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare…”, deklaroi ai
Në këtë takim mori pjesë ministrja pa Portofol, Edita Tahiri, e cila tha se arbëreshi Belushi është një ndër liderët kombëtar e shpirtëror të kombit shqiptar.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













