Futboll
Kosova ndaj Armenisë: Nisin përgatitjet për misionin “Botërori 2026”
Kosova përballet sot (6 qershor) me Armeninë në kuadër të ndeshjeve miqësore.
Dardanët zhvillojnë këtë ndeshje para dueleve kualifikuese për në Kampionatin Botëror.
Franco Foda, në konferencë për media, deklaroi se duan seriozitet maksimal për këto miqësore që i luajnë këtë muaj, duke u fokusuar edhe te lojtarët që nuk kanë pasur shumë minuta.
“Qëllimi kryesor i yni është që dy ndeshjet t’i fitojmë. Nuk dëshirojmë të eksperimentojmë. Jemi duke u përgatitur mirë për fazën kualifikuese të Botërorit ndaj Zvicrës dhe Suedisë”, deklaroi Foda me vendosmëri.
“Lojtarët e rinj janë integruar shumë shpejt në lojën e skuadrës. Ne i kemi vëzhguar ata para se t’i ftojmë. Kanë treguar performancë të mirë dhe e kanë vërtetuar në seancat e kaluara stërvitore”, tha ai, duke lënë të hapur mundësinë që disa prej tyre të debutojnë që në miqësoren e parë.
Dy ditë më vonë, Kosova përballet me Komoret për të përmbyllur këtë fazë të ndeshjeve miqësore.
Që të dy këto takime luhen në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa ndeshja e sotme ndaj Armenisë nis në ora 19:00.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












