Lajme
Kosova mund të rrezikohet nga kriza sociale
Zyrtarë të SHBA-së u kanë tërhequr vërejtjen për një shpërthim të krizës sociale në Kosovë
Numri i madh i të papunëve, varfëria e lartë dhe inflacioni i dukshëm mund të shkathojnë një krizë sociale në Kosovë e cila mund të eskalojë në përmasa shqetësuese. Që të evitohet një shpërthimin social, institucionet e Kosovës duhet t’i ulin shpenzimet dhe të krijojnë politika zhvillimore. Këtë shqetësim e kanë përmendur zyrtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë takimeve që kanë pasur në Nju Jork me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës. Gazeta “Zëri” nga burimet e saja citon një zyrtarë të qeverisë së Kosovës, të ketë thënë se SHBA është e shqetësuar për shpërthimin e një krizë të mundshme sociale në Kosovës. “Është tërhequr vërejtja se kriza sociale dhe pakënaqësia mund të çojnë në ekstreme të ndryshme që nuk i duhen Kosovës”, citon “Zëri” këtë zyrtar të Qeverisë. Edhe diplomatët e huaj në Kosovë, përfaqësues të Bankës Botërore dhe të Ambasadës së Francës, e kanë pranuar se papunësia e madhe dhe kriza mund të bëhen problem për Kosovën. Të tjerë thonë se shifrat alarmante të papunësisë dhe inflacioni i madh, nuk janë garanci për stabilitet. “Pa dyshim, situata socio-ekonomike në Kosovë, si në vendet tjera në rajon dhe gjetiu në Evropë, është e vështirë, me shkallë të lartë të papunësisë, sidomos në mesin e të rinjve, që përfaqëson një sfidë të rëndësishme të ndërtimit të politikave ekonomike”, ka thënë Përfaqësuesi i Bankës Botërore në Kosovë, Jan-Peter Olters. Edhe ambasadori i Francës në Kosovë, Jean François Fitou, ka thënë se kriza sociale duhet të jetë prioritet për institucionet. “Është vërtetë se ka papunësi dhe krizë, por me këtë situatë po ballafaqohen edhe vendet tjera të Evropës”, ka thënë ambasadori Fitou. Ndërsa drejtori ekzekutiv i Institutit për Hulumtime Zhvillimore RIINVEST, Lumir Abdixhiku, tha se treguesit ekonomikë në Kosovë nuk japin ndonjë siguri për shumë stabilitet. Ndërsa siç thotë ai, ajo o mund të shpëtojë krizën sociale, akoma mbetet diaspora me remitenca shumë të larta. “Kemi një papunësi prej 44 për qind, norma e inflacionit deri në 7 p qind dhe rrjedhimisht standard të jetesës tejet të ulët”, ka thënë Abdixhiku, sipas të cilit, “shpërthimet do të vinin shumë më parë po të mos kishim një fluks shpëtues te remitencave”.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste Një 46-vjeçar nga rrethi Ried im Innkreis është paditur për shkelje të ligjit të ndalimit. Gjatë... -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë










