Kosova
Kosovë: Ka dyshime për manipulim me teste për COVID-19
Kjo ka bërë që disa vende evropiane të mendojnë për futjen e Kosovës në listën e kuqe sa u përket udhëtimeve
Ditëve të fundit jemi dëshmitarë të rritjes së shpejtë të numrit të të infektuarve nga COVID-19 në vendin tonë. Madje sot ishte edhe rekordi i rasteve ditore të shënuara në Kosovë, me 1128 të infektuar nga 7424 testime, që nga fillimi i pandemisë.
Përveç rritjes së infeksioneve, rritje kanë shënuar edhe rastet e vdekjeve nga kjo sëmundje.
Po ashtu, edhe procesi i vaksinimit po shkon me hapa të ngadaltë. Deri më tani, në vendin tonë janë administruar në total gati 560 mijë vaksina. Mbi 366 mijë qytetarë janë injektuar me një dozë, ndërsa me të dyja mbi 192 mijë.
Por, edhe përkundër kësaj situate, MSH-ja dhe IKSHPK-ja po tregohen të butë në raport me masat anti-COVID.
Opozita po shprehet skeptike në lidhje me menaxhimin e pandemisë nga ana e qeverisë, derisa qeveria është krekosur se masat e marra ndikuan në uljen e rasteve deri në minimum, përcjell Albinfo.ch.
Por, më e keqja është se ka dyshime që po manipulohen edhe rezultatet e testeve RT-PCR dhe të tjera, që dëshmojnë nëse një person është i infektuar apo jo.
Sherri i testeve false
Zëri.info nga burime të mirinformuara ka mësuar se shtete evropiane po e konsiderojnë futjen e Kosovës në listë të kuqe për sa u përket udhëtimeve.
Kjo për arsyen se shumë qytetarë që tashmë po kthehen nga pushimet e tyre të kaluara në vendlindje për në vendet e tyre në Perëndim ku jetojnë dhe punojnë, ndonëse i posedojnë rezultatet negative të testeve të kryera në Kosovë, atje po dalin pozitivë.
Rastet më të shpeshta të këtilla po dalin në Gjermani dhe Zvicër.
Kjo i ka bërë autoritetet e këtyre dy shteteve, ku jeton numër i madh i bashkatdhetarëve tanë, që të mendojnë që ta konsiderojnë Kosovën si vend me rrezikshmëri të lartë të infektimit, dhe si pasojë të mbyllin kufijtë.
Raste të manipulimeve me teste për COVID-19 në Kosovë ka pasur edhe në të kaluarën.
Madje për shitje të certifikatave false të provës për testin COVID-19, policia e Kosovës kishte arrestuar dy persona në Pejë në fund të janarit.
Siç ka njoftuar policia, dy persona (një femër dhe një mashkull) janë arrestuar pasi që të njëjtit dyshohet se i kanë furnizuar qytetarët me dokumente të testit anti- COVID-19, të cilat ishin false.
“Njësiti relevante policore nga vendin e ngjarjes kanë konfiskuar: tre telefona mobil dhe dy shtëpiza të kompjuterit. Në konsultim me prokurorin e shtetit të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë”, thuhej në njoftimin e Policisë.
Masat e reja të Qeverisë
Qeveria e Kosovës dje njoftoi për disa masa shtesë kundër përhapjes së pandemisë.
Me masat e reja, nga data 20 gusht deri më 10 shtator, kërkohet dëshmi për vaksinim kundër COVID-19, në mënyrë që të jetë e mundshme për të hyrë në klube të natës, diskoteka, dasma dhe ahengje të tjera familjare me mbi 100 persona.
Të pavaksinuarit obligohen që të prezantojnë test negativ, jo më i vjetër se 72 orë, test antigjen jo më të vjetër se 48 orë, ose dëshmi për tejkalim të koronavirusit brenda 180 ditëve të fundit.
Po ashtu, sipas vendimit të djeshëm të Qeverisë, në institucionet publike të Kosovës ndalohet hyrja e personave pa maska, si dhe obligohet bartja e tyre gjatë gjithë kohës brenda hapësirave të përbashkëta.
Ndërsa bartja e maskave nuk është e nevojshme në disa raste si: gjatë ecjes në ambient të jashtëm, vetëm apo gjatë ngasjes së automjetit, vetëm, apo në grup me jo më shumë se katër persona.
Vendimi hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Kosovës dhe do të jenë në fuqi deri më 10 shtator.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












