Lajme
Kosova, model për stabilitetin financiar
Ministri Besim Beqaj tha se Kosova është përshëndetur edhe nga organizatat ndërkombëtare financiare për stabilitetin financiar gjatë viteve të krizës Republika e Kosovës ka dëshmuar angazhimin e saj në ruajtjen e stabilitetit financiar, prandaj mund të konsiderohet si shtet model për vendet e rajonit dhe më gjerë.
Kështu deklaroi ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj, në fjalën e tij mbajtur të hënën në Forumin e Nëntë Ekonomik të Vjenës.Ministri kosovar tha se Kosova është përshëndetur edhe nga organizatat ndërkombëtare financiare për stabilitetin financiar gjatë viteve të krizës.
Në takim të Vjenës, siç thuhet në një njoftim të MZHE-së, është diskutuar rreth rëndësisë së bashkëpunimit rajonal, me qëllim të përshpejtimit të rrugës së anëtarësimit në Bashkimin Evropian. “Kosova është anëtare me të drejta dhe obligime të barabarta me shtetet anëtarë në BB, FMN dhe tani pas anëtarësimit në BERZH, do të krijohen mundësi të reja për fuqizimin e sektorit privat përmes rritjes së potencialit për kreditim të projekteve të ndryshme, të cilat kanë ndikim në zhvillimin ekonomik të vendit”, tha Beqaj.Bashkëpunimi rajonal në të kaluarën, sipas ministrit kosovar, nuk ka dhënë rezultatet e pritura, andaj iniciativat e ndryshme rajonale sikurse CEFTA, Traktati për Komunitetin e Energjisë dhe shumë të tjera, siç tha Beqaj, duhet të zbatohen në praktikë. Ai ka thënë se Kosova po luan një rol të rëndësishëm në tërheqjen e investimeve në rajon, dhe kjo sipas Beqajt, është dëshmuar përmes realizimit të reformave strukturore në ekonomi. “Kjo rritje e vazhdueshme e investimeve, konfirmon qartë që investitorët rajonal dhe ndërkombëtar kanë besim në politikat e Qeverisë”, tha ai.Qeveria e Republikës së Kosovës, sipas ministrit Beqaj, është e interesuar të krijojë parakushtet elementare për bizneset të cilat operojnë në vend, në mënyrë që të krijohet një ambient më i favorshëm biznesor. “Në këtë aspekt, infrastruktura rrugore e ndërtuar në drejtim të Shqipërisë, si dhe planet afatmesme për ndërtim të infrastrukturës rrugore drejt Maqedonisë dhe Serbisë, dëshmojnë edhe njëherë faktin që Kosova dëshiron të jetë partner konstruktiv në rajon”, ka thënë Beqaj , i cili u angazhua edhe për procesin e liberalizimit të vizave.“Liberalizimi i vizave duhet të përshpejtohet si proces, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë, sikurse qytetarët e vendeve të rajonit”, tha ai.Në Forumin e 9-të të Vjenës, sipas njoftimit të MZHE-së, kanë qenë pjesëmarrës ministrat e vendeve të rajonit, ministrat federal për ekonomi dhe financa të Austrisë, ambasadorët e vendeve të ndryshme, përfaqësues të organizatave, etj.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











