Kosova
Kosova miraton planin për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë
Qeveria e Kosovës e ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, ku ndër tjera ka shqyrtuar edhe një propozim-vendim lidhur me marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.
Qeveria e Kosovës ka miratuar sot planin për zbatimin e marrëveshjes për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të arritur më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, në prani të presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj tha se kanë identifikuar veprimet kyçe për zbatimin e marrëveshjes.
“Duke u bazuar në këto marrëveshja ka identifikuar veprimet kryesore, duke qenë se disa pika kanë qenë më herët. Pritjet nga dikasteret të merren të gjitha masat për zbatimin e këtij plani”, tha ai.
Ekzekutivi po ashtu ka shqyrtuar dhe miratuar edhe propozim-vendimin për themelimin e Grupit Punues për përgatitjen e analizës për themelimin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vonesë në votimin me postë për diasporën Qytetarë nga diaspora që janë regjistruar për votim me postë nuk i kanë pranuar fletëvotimet brenda... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












