Lajme
Kosova, miqësore me Gjermaninë
Marrëveshje është arritur gjatë takimit të kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrri me kreun e Federatës së Futbollit të Gjermanisë, Wolfgang Niersbach.
Ndeshja miqësore është paraparë të zhvillohet më 27 shtator.
Bëhet fjalë për një ndeshje miqësore ndërmjet veteranëve të futbollit të Gjermanisë dhe të futbollit të Kosovës.
Sic transmetojnë mediat në Prishtinë, gjatë këtij takimi, numri një i futbollit kosovar ka falënderuar mikpritësit për ftesën dhe kohën që kanë ndarë për delegacionin e FFK-së, duke shprehur mirënjohjen e thellë për DFB dhe shtetin gjerman për përkrahjen që po bënë për futbollin e Kosovës dhe shtetin tonë.
“Për FFK dhe për Kosovën, DFB dhe Gjermania kanë qenë dhe mbetën njëri nga miqtë më të çmuar që kanë dhënë shumë për neve në të gjitha kohërat. Për të gjitha këto u jemi mirënjohës përgjithmonë u ka thënë kryetari Vokrri mikpritësve”, vazhdon njoftimin i Federatës kosovare të Futbollit FFK
Në këtë takim kryetari Vokrri mori mbështetje të fuqishme nga e kryetari të DFB-së Niersbache dhe nënkryetarit Milkoreit.
“Në këtë takim u bisedua për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat sidomos në shkollimin e kuadrave të ndryshme si dhe që Federata e Gjermanisë do të angazhohet dhe do ta shfrytëzojë ndikimin e saj në UEFA dhe FIFA që Kosova sa më parë të bëhet pjesë e këtyre mekanizmave ndërkombëtarë”, përfundon njoftimi i FFK-së.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja














