Lajme
Kosova merr pjesë në Panairin ndërkombëtar të teknologjisë në Gjermani
Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit –STIKK, ka mundësuar pjesëmarrjen e Kosovës në panairin e teknologjisë së informacionit dhe telekomunikimit, “CeBIT 2012”, i cili do të mbahet në Hannover të Gjermanisë nga 6 deri më 10 mars. Ky panair konsiderohet si ngjarja më e rëndësishme në industrinë digjitale.
“Falë kombinimit unik që sjell panairi, i cili vjen me një konferencë ndërkombëtare dhe hapësirë të madhe ekspozimi dhe komunikimi mes kompanive nga vende të ndryshme, ‘CeBIT’ është shndërruar në një ambient të pakrahasueshëm për të bërë biznes dhe për të arritur marrëveshje të mëdha”, thuhet në kumtesën e STIKK.
Ky panair secilin vit mbledh rreth 4.000 pjesëmarrës nga 100 shtete, derisa numri i vizitorëve kalon mbi 130 mijë. Janë pesë kompani kosovare të cilave u është mundësuar ekspozimi i produkteve në panairin e teknologjisë informative “CeBIT 2012”, kompanisë “Adaptivi”, “Data ProgNet”, “Frakton”, “Rrota” dhe kompanisë “Logistics Plus”.
Nga Shoqata e Teknologjisë dhe Komunikimit është thënë se me këtë rast kompanitë do të promovojnë Kosovën si një destinacion të përshtatshëm për kontraktimin e punëve në këtë sektor.
“Pa dyshim se njohja me të arriturat nga kompanitë e ndryshme botërore do t’u ofrojë kompanive vendore një mundësi të re zhvillimore në aplikimin edhe më të avancuar të teknologjisë së informacionit që aktualisht zotërojnë”, thuhet në kumtesë.
Sipas kumtesës, pjesëmarrja e Kosovës në këtë panair është mundësuar falë mbështetjes nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë, Agjencia për Promovim të Investimeve të Kosovës, USAID-KPEP-i, dhe GIZ-i gjerman.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit











