Kosova
Kosovë: Masa të reja kufizuese, mbyllen diskotekat dhe shkurtohet orari i gastronomisë
Qeveria e Kosovës ka vendosur masa të reja pas rritjes alarmante të shifrave me Covid-19, raporton Albinfo.ch
Oda e Hotelerisë dhe Turizmit ka njoftuar se në takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, është marrë vendim që nga 20 gushti deri më 1 shtator të mbyllen klubet e natës dhe të kufizohet orari i punës për sektorin e gastronomisë.
“Për fat të keq, pas ngritjes së numrit të të infektuarve me Covid 19, më 20.08.2021 do të dalin vendime të tjera kufizuese. Sa u përket sallave të dasmave, do të funksionojnë deri në orën 22:30, me kapacitet të mysafirëve deri 150. Klubet e natës do të mbyllen deri më datë 01.09.2021. Të gjitha restorantet ditore, kafeteritë etj., do të punojnë deri në orën 22:30. Nga data 20.08.2021 pa dëshmi vaksinimi apo test PCR nuk lejohen klientët në asnjë nga ambientet hoteliere-gastronomike”, thuhet në njoftimin e kësaj ode.
Ndërkohë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka paralajmëruar konferencë për media.
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









