Lajme
Kosova mendon sërish anëtarësimin në UNESCO
Aplikimi duhet të jetë gati në qershor, nëse do të bëhet këtë vit. Murtezaj tha se legjislacioni duhet të miratohet nga dy të tretat e deputetëve, por gjithashtu edhe nga dy të tretat e deputetëve të pakicës etnike
Pasi nuk mundi të anëtarësohet në fund të vitit 2015, Qeveria e Kosovës është duke u përgatitur për një kërkesë të re drejt pranimit në UNESCO, shkruan ‘balkaninsight.com’.
Valon Murtezaj, zv/ministri i punëve të jashtme të Kosovës, ka thënë se Prishtina po merr parasysh të ripërtërijë kërkesën për t’iu bashkuar Organizatës së OKB-së për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën, përcjell albinfo.ch.
“Kemi një ekip që po punon me këtë çështje. Është një ekip i brendshëm që ka punuar për një kohë të gjatë. Tani ne dimë shumë gjëra që nuk i dinim më parë. Tani kemi gjithashtu një strategji për trashëgiminë kulturore të miratuar nga qeveria”, deklaroi Murtezaj.
Aplikimi duhet të jetë gati në qershor, nëse do të bëhet këtë vit. Murtezaj tha se legjislacioni duhet të miratohet nga dy të tretat e deputetëve, por gjithashtu edhe nga dy të tretat e deputetëve të pakicës etnike, që do të thotë se s’mund të miratohet deri kur deputetët serb nga blloku Lista Srpska t’i japin fund bojkotimit aktual të parlamentit.
Trazira e vitit 2004 u përdor nga qeveria serbe si pjesë e përpjekjes së saj lobuese kundër kërkesës së Kosovës për anëtarësim në UNESCO.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













