CH-Ballkani
Kosova me shumë bukuri natyrore e historike
Gazetari amerikan ka qëndruar për pesë ditë në Kosovë, ku ka vizituar shumë vende të bukura e historike si Malet e Sharrit, Ujvarën e Mirushës, Rahovecin, Pejën, Prishtinën e Prizrenin
Shteti më i ri në Evropë, Kosova, ka shumë bukuri. Me këtë janë të befasuar edhe ata turistë që vijnë. Ndërkombëtaret befasohen me sa shumë bukuri ka ky vend, shkruan ‘sfchronicle.com’.
“Unë jam duke qëndruar në një cep të Bulevardit ‘Bill Clinton’ dhe ‘George W. Bush’ në qendër të Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës. Aty është një statujë e ish-presidentit Clinton. Vetëm pak më larg është ‘Hillary Boutique’”, thotë gazetari derisa qëndron në Prishtinë, përcjell albinfo.ch.
Emri i Kosovës lidhet me luftë, por kjo nuk befasia e vetme. Derisa në vitet 1990 kishte luftëra, tani është një vend i sigurt dhe i bukur, derisa gjuha angleze flitet nga shumica. Gjithashtu ka shumë rrugë të mira, hotele dhe restorante.
Parqet kombëtare përbëjnë 11 për qind të sipërfaqes së tokës me terrenin, kryesisht malor. Ka fshatra tradicionale dhe ikona kulturore të mbrojtura nga UNESCO, duke përfshirë edhe manastire të shekullit 13.
Evropianët shkojnë në Kroaci, po gazetari ka qenë i impresionuar sesa shumë e duan Amerikën.
Bill Clinton dha urdhër që të sulmohet Serbia, pasi sistemi i Slobodan Miloseviq kishte kryer shumë krime, duke vrarë njerëz të pafajshëm.
Gazetari amerikan ka qëndruar për pesë ditë në Kosovë, ku ka vizituar shumë vende të bukura e historike si Malet e Sharrit, Ujvarën e Mirushës, Rahovecin, Pejën, Prishtinën e Prizrenin.
Gjithashtu jepen rekomandime se cilat hotele e restorante duhet të vizitohen.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga Kompania me pronar shqiptar «KeepStyle», në Unterentfelden të Zvicrës, ka bërë një hap të rëndësishëm në... -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë -
Berlin
Berlin: Koncerti për nder të 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë -
Shqiptarët, mes akuzave dhe realitetit: Çfarë po ndodh në Vernier?
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











