Kosova
Kosova me rritje mesatare të çmimeve prej 1.6% në vitin 2024
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat vjetore për Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për vitin 2024, ku rezulton se çmimet e konsumit në vend janë rritur mesatarisht për 1.6% krahasuar me vitin 2023, raporton albinfo.ch.
Sipas raportit të ASK-së, rritja më e theksuar e çmimeve është regjistruar në disa kategori kryesore të konsumit. Ndër to, biletat e fluturimeve shënuan rritjen më të lartë me 10.8%, të ndjekura nga kafeja, çaji dhe kakao (8.0%), pijet alkoolike (6.9%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e ekonomisë shtëpiake (6.5%) dhe shërbimet financiare (5.8%).
Rritje janë shënuar gjithashtu në: ujë mineral dhe pije joalkoolike (5.3%), takëme dhe qelqurina të kuzhinës (5.2%), ëmbëlsira dhe produkte me sheqer (5.1%), pemë (4.8%), libra dhe gazeta (4.6%) dhe veshje (4.0%).
Faktorë të tjerë që kanë ndikuar në rritjen e IHÇK-së përfshijnë edhe shërbimet e kujdesit personal (3.7%), energjinë elektrike (3.4%), lëndët djegëse të ngurta (3.3%), duhanin (2.7%), bukën dhe drithërat (2.5%), shërbimet hoteliere (2.0%) dhe mishin (1.9%). Këto kategori kanë kontribuar së bashku me një ndikim prej +2.0% në indeksin e përgjithshëm.
Megjithatë, rritja e çmimeve është frenuar nga uljet e regjistruara në disa kategori, ku më të theksuarat janë: karburantet dhe lubrifikantët për transport personal (-4.4%) dhe blerja e automjeteve (-1.8%). Këto dy kategori kontribuuan me një ndikim negativ prej -0.4% në IHÇK.
ASK vlerëson se këto të dhëna tregojnë për një stabilizim të inflacionit në raport me vitet e kaluara, megjithatë, ndikimet sektoriale në shpenzimet e qytetarëve vazhdojnë të jenë të ndjeshme, sidomos në sektorët e transportit dhe ushqimit.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











