Sport
Kosova me dy risi kundër Kroacisë
Anësori Arbër Zeneli dhe portieri boshnjak, Adis Nurkoviq do të jenë risitë e Kosovës ndaj Kroacisë

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë po pritet me interesim të madh, derisa përzgjedhësi Albert Bunjaki ka thënë se do të ketë dy risi për këtë ndeshje, shkruan albinfo.ch.
Arbër Zeneli dhe Adis Nurkoviq do të jenë risitë e vetme të Kosovës, kurse nuk do të ftohet sulmuesi Atdhe Nuhiu. Ai ka folur edhe për gjendjen e Rashicës.
“Atdhe Nuhiu nuk do të jetë në ndeshjen kundër Kroacisë, por do të jenë Arbër Zeneli e Adis Nurkoviq. Milot Rashica nuk është i lënduar, kam biseduar me të dhe është në gjendje të mirë. Besoj se do të jetë titullar për ekipin e tij në kampionatin holandez dhe pastaj do të na bashkohet në gjendje të mirë”, ka thënë Bunjaki për televizionin publik të Kosovës.
Ai ka shtuar se ndeshja ndaj Kroacisë nuk do të jetë aspak e lehtë. “Unë nuk dyshoj aspak në angazhimin e djemve tanë. Sigurisht se ata do ta japin 120 përqindshin e tyre në fushë, por duhet ta kemi parasysh se Kroacia është në mesin e top 10 skuadrave më të forta në botë. Po ashtu edhe Ukraina është shumë e fortë, prandaj duhet të jemi të kujdesshëm dhe duhet të japim 120 përqindshin, pasi vetëm kështu mund t’ia dalim. Shpresojmë që Kroacia nuk do të jetë në formën më të mirë. Ne do të kemi shanset tona, por duhet të mundohemi të mos iu lejojmë shumë hapësira në fushë”, ka shtuar trajneri i Kosovës. “Kemi lojtarë të ri, që janë duke kaluar një formë të mirë, por sigurisht se do ta kemi të vështirë ndaj tyre. Gjithsesi ne si shtab teknik e kemi analizuar lojën e kroatëve dhe do të mundohemi ta përgatisim lojën sa më mirë. Gjithsesi duhet të kemi durim, ngase jemi skuadër e re, por besoj se brenda dy viteve do të jemi shumë më të mirë, pasi kemi futbollistë të ri dhe të talentuar”.
Bunjaki ka folur edhe për çështjen e sulmuesit Fatos Beqiraj, i cili është pjesë e Malit të Zi dhe për Adnan Januzajn. “Për Fatosin kam qenë i interesuar më herët për ta pasur në ekip para fillimit të kualifikimeve, por nuk ka pasur një shprehje të dëshirës prej tij. Tash mendoj se në atë pozitë kemi lojtarë të mjaftueshëm dhe ndoshta ka qenë më mirë si për të ashtu edhe për ne që nuk e kemi ftuar. Ndërkaq, sa i përket Adnan Januzajt ne nuk ia kemi mbyllur derën, por unë personalisht më nuk e bëj asnjë hap në atë drejtim për ta bindur. Kam bërë mjaft për të rënë në kontakt me të dhe babanë e tij, por nuk e kam gjetur derën për të trokitur. Tani ai duhet të shfaqë interesim nëse dëshiron të jetë pjesë e Kosovës. Dera është e hapur, por ai duhet të vij e të trokas”, ka nënvizuar Bunjaki.
E-Diaspora
-
Shqiptarja që krijoi program për zbulimin e depresionit me inteligjencë artificiale, i saktë në 99% të rasteve Hana Selmani ka krijuar programin për zbulimin e depresionit përmes inteligjencës artificiale....
-
“Kupa e Mërgatës” në Düsseldorf me këngë e valle shqipe
-
Si ndodhi që shqiptarët të vendosin zgjedhjet në tri komuna të Gjenevës?
-
Tre shqiptarë akuzohen për 500 kg. kokainë, me vlerë 60 milionë franga
-
Der Bund: “Politikani i SVP-së, Korab Rashiti, ndërhyn në politikën e Kosovës”
Jeta në Austri
-
Austria planifikon ngrirjen e përfitimeve familjare për shkak të masave shtrënguese Shtesat familjare në Austri mund të mos rriten më me inflacionin duke filluar nga viti 2026,...
-
Fuqia punëtore emigrante e Austrisë: Kush gjen punë shpejt dhe kush jo?
-
Austri: Ministrja austriake mbron ndalimin e shamisë për vajzat nën 14 vjeç
-
Austri: Kritikët e shohin si të vonuar reformën e pensioneve
-
Mbi 6.1 milionë shkelje të shpejtësisë në Austri në 2024-ën