CH-Ballkani
Kosova me dy medalje të arta në “Grand Prix”
Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, dy xhudistet kosovare, kanë fituar medaljet e arta në turneun e xhudos “Grand-Prix - Antalya 2017” që po mbahet në Turqi
Dy xhudistet e njohura kosovare, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi kanë fituar medaljet e arta në turneun e xhudos “Grand-Prix – Antalya 2017” që po mbahet në Turqi. Me dy medaljet e arta, Kosova po dëshmohet edhe një herë se ka nxjerr një gjeneratë të shkëlqyer të xhudesteve që po lënë gjurmë nëpër turnetë dhe kampionatet botërore.
Nora Gjakova e kaloi rrethin e parë pa luftë, kurse në atë të dytë ishte më e mirë se xhudistja nga Kirgistani, Kseniia Beldiagina. Në gjysmëfinale, Nora e ka mundur kongolezen Khulan Tseregbaatar, derisa në finale shkëlqeu ndaj izraelites Timma Nelson Levy.
Ndërsa Distria Krasniqi, rundin e parë e ka kaluar pa luftë, kurse në xhiron e dytë e ka eliminuar izraeliten Ariel Bezalel. Po ashtu në finale Distria e mposhti izraeliten, Gili Cohen, në kategorinë deri në 52 kilogramë, me dy waza-ari.
Pas Majlinda Kelmendit, e cila është kampione botërore dhe olimpike, tani karvanit të të artave iu kanë shtuar edhe Nora dhe Distria.
Trajneri i xhudos, Driton Kuka është shprehur mjaft i lumtur me suksesin e garueseve të tij, të cilat fituan medalje të arta në “Grand Prix Antalya 2017”, duke treguar se diçka të tillë xhudistet kosovare nuk kishin arritur më parë. “Kjo është hera e parë që Kosova fiton dy të arta në nivelin “Grand Prix” të Kupave Botërore. Shqiptarët kudo që janë i panë live heronjtë tanë modernë”, ka thënë Kuka.
Fitoreve të dy xhudisteve pejane i ështç gëzuar edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi. Ai ka shkruar në Facebook se sporti i xhudos “na bënë krenarë”.
“Edhe njëherë si shumë herë të tjera në të kaluarën sporti i xhudos na bënë krenarë. Kësaj radhe urimet më të përzemërta për dy ambasadoret tona të arta, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova. Prezantim dinjitoz i shtetit të Kosovës, i kurorëzuar me të arta edhe në nivelin “Grand Prix” të Kupave Botërore. Urime dhe respekt i veçantë në këtë arritje, edhe për trajnerin dhe selektorin Driton Kuka”, shkruan Kelmendi.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











