Lajme
Kosova me atashe ushtarak në Shqipëri, Suedi e Turqi
Në Shqipëri është dërguar atashe nënkolonel Enver Dugolli, në Turqi nënkolonel Bekim Osmani, dhe në Suedi nënkolonel Sefer Shyti
Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, dhe ai i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku kanë zyrtarizuar të hënën vendimin për dërgimin e tre atasheve ushtarak të sigurisë në ambasadat e Kosovës në Shqipëri, Suedi dhe Turqi. Kjo iniciativë u tha se është në përputhje të plotë me misionin e diplomacisë kosovare.
Sipas vendimit të përbashkët, në Shqipëri është dërguar atashe nënkolonel Enver Dugolli, në Turqi nënkolonel Bekim Osmani, dhe në Suedi nënkolonel Sefer Shyti. Përveç këtyre tre atasheve, Ministra e Punëve të Jashtme i ka dërguar edhe tre atashe të tjerë në SHBA, Bruksel dhe Gjermani.
Shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj tha se numri i vendeve anëtare të NATO-së ku vendosen atashetë e sigurisë arrin në pesë dhe se kjo, sipas tij, flet për një kapitull të ri të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe NATO-s.
“FSK deri më tash kanë bërë një punë të shkëlqyeshme dhe kanë krijuar një bindje të plotë në rajon se Kosova është një faktor paqe, stabiliteti dhe sigurie”, ka thënë Hoxhaj, i cili i ka ofruar përkrahje ministrit Çeku në zhvillimin dhe transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura.
Ministri Hoxhaj po ashtu ka mbajtur një ligjëratë para kadetëve të FSK-së, ku ka folur për prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës të ndërlidhura me aspektet e sigurisë. Gjatë ligjëratës, ai tha se ekzistojnë katër burime të fuqisë së fortë që kryesisht i disponojnë shtetet e mëdha: sipërfaqja, numri i banorëve, kapaciteti ekonomik dhe ushtarak.
Me rastin e emërimit të atasheve ushtarak, ministri Agim Çeku, tha se synim është që të dërgojmë atashe të përgatitur në ambasadat kosovare, me qëllim që Prishtina zyrtare ta ketë një qasje më të mirë, me ato vende ku ka bashkëpunim në nivel ambasadash.
“Këta atashe që i kemi propozuar i kemi përgatitur mirë. Ky është një fuqizim i bashkëpunimit tonë me vendet përkatëse. Ne i kemi zgjedhë pikërisht vendet me të cilat kemi një bashkëpunim shumë dinamik, të frytshëm dhe që është e nevojshme të kemi atashetë tonë pranë ambasadave….”, deklaroi Çeku.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










