Lajme
Kosova lidh marrëdhënie diplomatike me Gabonin
Republika e Kosovës vendos marrëdhëniet diplomatike me Republikën e Gabonit. Marrëveshja u nënshkrua në Paris
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, Muhamedin Kullashi dhe ambasadori i Republikës së Gabonit në Francë, Germain Ngoyo Moussavou, kanë nënshkruar protokollin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gabonit.
Siç njofton Ministra kosovare e Punëve të Jashtme, ceremonia e nënshkrimit të protokollit për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, është zhvillua në Ambasadën e Kosovës në Paris.
“Të dy ambasadorët vlerësuan lartë vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve në fusha të ndryshme, duke u fokusuar në fushën pmolitiko-diplomatike, ekonomike dhe kulturore”, thuhet në njoftim.
Ambasadorët Kullashi dhe Ngoyo Moussavou rikonfirmuan përkushtimin e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Gabonit për promovimin dhe mbështetjen e parimeve universale si dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe paqes botërore.
“Pas ceremonisë së vendosjes se marrëdhënieve diplomatike, ambasadorët diskutuan ndërmarrjen e hapave konkret të mëtejmë, për të thelluar bashkëpunimin bilateral ndërmjet dy shteteve”, njofton MPJ.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











