CH-Ballkani
Kosova, kusht i Serbisë drejt BE-së
Bashkimi Evropian i ka hapur kapitujt e rinj të bisedimeve për anëtarësim për Malin e Zi dhe Serbinë, vende këto për të cilat shefi i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, thotë se pret të anëtarësohen në bllok deri më 2025.
Negociatat për anëtarësim, që zakonisht zgjasin me vite, janë të ndara në 35 “kapituj” që përfshijnë fusha si ekonominë, energjinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut, për t’i ndihmuar shtetit aspirues për anëtarësim t’i harmonizojë praktikat e veta me standardet e BE-së.
Në një konferencë për media, Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, ka thënë se hapja e këtyre kapitujve për Serbinë është arritje e merituar për vendin, përcjell albinfo.ch.
Por, ai paralajmëroi se progresi i mëtejmë i shtetit serb është i kushtëzuar me Kosovën.
Ai theksoi se është bërë punë e mirë në raport me Kosovën dhe me sundimin e ligjit, por “ende ka sfida”.
BE ka hapur dy kapituj të rinj edhe për Malin e Zi, të cilët përfshijnë lirinë e lëvizjes për punëtorët dhe shërbimet. Kjo nënkupton se Mali i Zi tani ka edhe 30 kapituj për t’i hapur.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










