Kosova
Kosova kundërshton nismën e Mini-Shengenit
Qeveria e Kosovës u bën thirrje qeverive të rajonit që të mbeten të përkushtuara ndaj agjendës së Bashkimit Evropian dhe marrëdhënieve transatlantike
Qeveria e Kosovës, marrëveshjen e nënshkruar në Shkup nga Rama, Vuҫiç dhe Zaev e quan “nismë të Novi Sadit pa vizion për rajonin”. Njohësit e integrimeve evropiane: Kosova duhet të mbetet vetëm pjesë e procesit të Berlinit.
Qeveria e Kosovës nuk e ka ndërmend t‘i bashkohet, madje e kundërshton në ҫdo formë “Mini-Shengenin Ballkanik”, nismë kjo që iu ndërrua emri në “Ballkani i Hapur”, nga tre udhëheqës në Ballkan, Aleksandar Vuçiq, Edi Rama dhe Zoran Zaev. Tre udhëheqësit e tri vendeve, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, nënshkruan në Shkup (29.07.) marrëveshjen, me të cilën synojnë të heqin kontrollet në kufijitë e tyre për mallrat dhe qarkullimin e njerëzve, duke filluar nga 1 janari 2023. Nga Forumi për Bashkëpunim Ekonomik, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ftuan edhe vendet e tjera në rajon që t’i bashkohen nismës së tyre, siҫ thonë, “si mundësia e vetme për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe të lëvizjes”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga ana e tij nuk mori pjesë në këtë forum, ndërsa zyra e tij marrëveshjen e cilësoi si një ide të Novi Sadit, apo e ashtuquajtur “Mini-Shengen”.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, thotë se “asnjë iniciativë rajonale që nuk i përfshin të gjithë, nuk mund të ketë sukses”.
Sidoqoftë, pas kundërshtimit që i bëri marrëveshjes së nënshkruar në Shkup ndërmjet tre udhëheqësve Edi Rama, Aleksandër Vuçiq dhe Zoran Zaev, me të cilën synohet të hiqen kontrollet në kufijitë e vendeve të tyre për mallrat dhe qarkullimin e njerëzve, Qeveria e Kosovës u bën thirrje qeverive të rajonit që të mbeten të përkushtuara ndaj agjendës së Bashkimit Evropian dhe marrëdhënieve transatlantike.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










