Kosova
Kosova kujton 11 shtatorin
Sot janë bërë 21 vjet që kur SHBA u sulmua në një sulm terrorist, duke lënë qindra të vdekur
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendësambasadorja e SHBA-së, Alyson Grunder, bëjnë homazhe përkujtimore te memoriali “Kosova kujton”, kushtuar viktimave të 11 shtatorit 2001 në SHBA.
Osmani me këtë rast tha se sot, më 11 shtator, i bashkohemi gjithë popullit amerikan për të ndarë dhimbjen për rreth 3 mijë jetë të humbura, në një betejë e cila edhe një herë u tregua të jetë betejë vlerash, përcjell albinfo.ch.
“Më 11 shtator 2001 shtetasit amerikanë, qytetarët e SHBA-së ishin në një ndër sulmet terroriste më të tmerrshme të historinë së njerëzimit, por atë ditë nuk u sulmua vetëm Amerika, por u atakuam të gjithë ne që besojmë në të njëjtat vlera”, tha Osmani.
Presidentja Osmani tha se populli i Kosovës çdo ditë ka qëndruar me popullin amerikan, i ka bashkuar forcat në mbrojtje të këtyre vlerave dhe në luftim të terrorizmit.
“21 vjet më vonë ne nderojmë kujtimin për viktimat dhe shprehim dhembshurinë e solidaritetin për atë ngjarje të rëndë dhe për familjet dhe gjithë kombin amerikan. Me presidenten e Republikës dhe zëvëndësambasadoren amerikane vendosëm lule të freskëta këtu në memorialin që kujton këtë ngjarje dhe na e përkujton të mos e harrojmë kurrë se liria e demokracia duhet të mbrohen përherë, sepse ato vazhdimisht janë në rrezik. U prehshin në paqe të gjitha viktimat dhe jetoftë përgjithmonë miqësia dhe partneriteti midis Republikës së Kosovës dhe ShBA-së”, është shprehur Kurti.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










