Futboll

Kosova në epërsi, falë supergolit të Asllanit

Fisnik Asllani e ka kaluar Kosovën në epërsi prej një goli ndaj Sllovenisë.

Sulmuesi i Hoffenheimit në Bundesligën gjermane ka realizuar supergol në minutën e gjashtë.

Asllani e pranoi topin në zonë, u shmang bukur nga një mbrojtës, dhe për mrekulli realizoi me gjuajtje zhargas në portën e Jan Oblakut për 1:0.