Lajme
Kosova kryeson CEFTA-në, jo UNMIK-u

Kosova do ta kryesojë CEFTA-në nga viti 2011 e jo UNUMK-u, tha për Radio Blue Sky, Ministri në largim i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala. Sipas tij, definitivisht është arritur pajtimi që takimet të mbahen me metodën Gimnih.Kosova nuk e humb kryesimin në vitin 2011 të Marrëveshjes për Tregti të Lirë të vendeve të Europës juglindore të njohur si CEFTA. Sipas Ministrit në largim Ahmet Shala, kjo tashmë është e qartë, sikur që është e qartë se institucionet e Kosovës, do ta kryesojnë marrëveshjen, e jo UNMIK-u.
Edhe pse zyrtarët nga Serbia vazhdimisht janë shprehur se UNMIK-u, e jo Kosova do ta kryesojë CEFTA-në, Shala tha se tashmë është gjetur zgjidhja, falë metodës Gimnih. Mbajtja e takimeve me metodën Gimnih, nënkupton mospërdorimin e simboleve shtetërore.
Shala kërkoi qasje joemocionale ndaj kësaj.“Konsideroj që ne nuk duhet të jemi emocional ndaj kësaj, përkundrazi duhet të jemi shumë racional dhe shumë inovativ për t’i gjetur format që Kosova të ulet në tavolinë e barabartë me shtetet e tjera, për t’i zgjedhur çështjet që shkojnë në dobi të saj dhe të rajonit”, tha Shala.
Pjesë të marrëveshjes së CEFTA-së janë shtetet e Europës juglindore, ndër të cilat edhe Serbia e Bosnja e Hercegovina që nuk e njohin Kosovën. Ministri Shala tha se viti 2011 do të jetë vit i kthesave në marrëdhëniet rajonale në dobi të Kosovës.
E-Diaspora
-
Numërohen rreth 62% e zarfeve të diasporës, kryeson PS me 65 mijë vota Partia Socialiste vazhdon të kryesojë me një diferencë të thellë edhe me votat e diasporës. Sipas...
-
Një shqiptar zgjidhet nënkryetar i komunës Wylie, në Texas të SHBA-së
-
Dy nxënës nga Kosova fitojnë nga 5 medalje në Paris
-
Në pushime me fëmijën, në kohë shkolle: Kjo mund t`i kushtojë 1000 euro kosovares
-
TECH FORUM 2025, Cyrih: Kosova dhe shqiptarët, një “superfuqi” e TI-së
Jeta në Austri
-
Tradita e pushimeve: Ku do të shkojnë austriakët në verën e 2025? Pavarësisht rritjes së kostove, pushimet mbeten një prioritet për austriakët në verën e 2025, edhe pse...
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri