Lajme
Kosova kërkon ndihmë nga Bashkimi Evropian dhe SHBA
Provokimet e fundit nga Serbia, ka bërë që Kosova të kërkojë ndihmë nga Bashkimi Evropian dhe SHBA, por edhe vendet tjera, ku është kërkuar që Serbia të përkushtohet në përmirësimin e raporteve ndërmjet dy vendeve
Kosova është shumë e shqetësuar me ngjarjet e fundit, sidomos me provokimin e trenit serb, si dhe arrestimin e Ramush Haradinajt, dhe për këtë arsye ka kërkuar ndihmë nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe vendet tjera, shkruan e përditshmja angleze “The Guardian”, përcjell albinfo.ch.
Në lidhje me këtë çështje është angazhuar ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili u ka shkruar homologëve të tij në Bashkimin Evropian, SHBA-së dhe vendeve tjera, për provokimet që po i bën Serbia.
Hoxhaj ka kërkuar nga BE-ja, që është lehtësuese e bisedimeve në mes të Kosovës e Serbisë, që të kërkojë nga Serbia të përkushtohet në përmirësimin e raporteve.
Nuk bëhet e ditur se si janë zgjedhur shtetet që u janë dërguar letrat, përveç që janë përmendur BE-ja, SHBA-ja dhe vende të tjera.
Ministri Hoxhaj ka shkruar edhe se incidenti me trenin ishte “ngjarja e fundit në vazhdën e akteve agresive e provokative që Serbia ka ndërmarrë kundër sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës”.
Hoxhaj po ashtu, në adresimin e tij ka përmendur arrestimin dhe mbajtjen e Haradinajt në burgun e Francës si pasojë e fletarrestit serb në Interpol dhe murin në Veri
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










