Lajme
Kosova kalon fazën e parë të anëtarësimit në UNESCO
Republika e Kosovës kalon fazën e parë të përfaqësimit në UNESCO, pasi që Këshilli Ekzekutiv voto rekomandimet për anëtarësimin e këtij shteti në këtë institucion
Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s ka votuar rekomandimin për anëtarësim të Republikës së Kosovës në UNESCO. Me këtë rast Kosova sot kalon fazën e parë të përfaqësimit në këtë institucion, ndërsa faza vendimtare mbetet votimi nga asambleja e UNESCO-së, që mbahet muajin tjetër.
Fillimisht votimi për Kosovën ishte shtyrë pasi që Rusia dhe Kuba kërkuan këtë, mirëpo pas rekomandimin që Shqipëria ka dhënë për ta anëtarësuar Kosovën në UNESCO, ka vazhduar votimi. Në votimin e mbajtur sot, Kosova ka marrë 27 vota pro, 14 kanë qenë kundër dhe 14 kanë abstenuar.
Anëtarësimi në UNECSO e bënë përgjegjës secilin vend anëtar për trashëgiminë që ndodhet në territorin e tij.
Ka disa muaj që ka filluar një fushatë e ashpër në diplomaci kundër dhe pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. Serbia ka lobuar me të gjitha forcat kundër Kosovës, ndërsa Prishtina zyrtare së bashku me shtete e saj aleate, ka lobuar për anëtarësimin e Kosovës në këtë institucionin ndërkombëtarë.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se aprovimi i Rezolutës që rekomandon pranimin e Kosovës në UNESCO është një hap shumë i madh për Kosovën. “Komiteti Ekzekutiv i UNESCO-s sapo aprovoi Rezolutën që rekomandon pranimin e Republikës së Kosovës në UNESCO. Një hap shumë i madh përpara për Kosovën”, ka shkruar Thaçi.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













