Lajme
Kosova ka vetëm 102 hotele
Në pjesën e dytë të këtij viti, sipas ASK-së, numri i vizitorëve është 25.094 vizitorë, ku rreth 49.5 për qind janë vizitorë vendorë dhe 50.5 për qind janë vizitorë të jashtëm
Në gjithë territorin e Kosovës ekzistojnë vetëm 102 objekte hoteliere, të cilat bashkërisht i shfrytëzojnë vetëm 11 për qind të kapaciteteve të tyre. Kështu thuhet në raportin e fundit tremujor publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) lidhur me të dhënat e hotelerisë.
Në Tremujorin e Tretë të këtij viti, sipas ASK-së, në Kosovë funksionojë vetëm 102 hotele, pjesa më e madhe e t cilëve gjenden në Prishtinë, Ferizaj, Prizren e Gjilan. Sipas anketës, kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi është 11.12 për qind.
“Në vitin 2012 numri i vizitorëve vendorë është rritur për 18, 86 për qind në raport me vitin 2011. Kurse, netqëndrimet e vizitorëve vendorë janë rritur për 16.20 për qind. Rritje kemi edhe te vizitorët e jashtëm për 60.76 për qind, kurse netqëndrimet e vizitorëve të jashtëm janë rritur për 38.70 për qind”, thuhet në raport.
Në pjesën e dytë të këtij viti, sipas ASK-së, numri i vizitorëve është 25.094 vizitorë, ku rreth 49.5 për qind janë vizitorë vendorë dhe 50.5 për qind janë vizitorë të jashtëm.
Me numrin më të madh të vizitorëve gjatë vitit 2012 prin kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, me gjithsej 51.736 vizitorë; Lipjani radhitet i dyti me 12.946 vizitorë; Ferizaj radhitet i treti me 8.551 vizitorë.
Ndërsa në tremujorin e tretë të vitit 2013, numrin më të madh të vizitorëve dhe netqëndrimet e tyre e ka kryeqyteti i Kosovës, Prishtina me 12.875 vizitorë dhe 20.168 netqëndrime; Prizreni me 2.833 vizitorë dhe 3.600 netqëndrime radhitet i dyti; i treti me 2.090 vizitorë dhe po aq netqëndrime radhitet Lipjani.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












