Lajme
“Kosova ka shumë nevojë për investime të huaja”
Forumi i biznesit Zvicër-Kosovë : “në Kosovë ka klime të përshtatshme për investime”
Forumi i Biznesit Zvicër-Kosovë ka përcjellë një mesazh të qartë tek afaristët zviceran se Kosova është një vend i përshtatshëm për investime, ku respektohet ligji dhe garantohet investimi. Kështu konsideruan pjesëmarrësit e këtij forumi, të cilët po ashtu transmetuan edhe mesazhet e biznesmenëve të huaj.
Nënkryetar i Eciks, Hamëz Morina tha se në kohen kur Evropa po përjeton krizën më të thellë ekonomike e financiare, ardhja e afaristeve nga Zvicra për t’u njoftuar me për së afërmi me mundësitë e investimeve në Kosove, është një shenjë e rëndësishme dhe inkurajuese për ekonominë e Kosovës.
Ambasadori i Kosovës në Bernë, Naim Malaj i cili gjithashtu ishte në konferencë, e vlerësoi lartë punën e forumit të Biznesit Zvicër-Kosovë. Ai tha se një hap pozitiv për të paparaqitur gjendjen reale në Kosovë dhe për t’ia tërhequr vëmendjen edhe investitorëve zviceran.
“Shumica e atyre që ishin në konferencë janë bashkatdhetarë nga diaspora. Kjo tregon përkushtimin e diasporës tonë dhe lidhjet shpirtërore me Kosovën. Besoj që diaspora e ka luajtur një rol të madhe në të gjitha fushat e tash pas luftës edhe në ekonominë e Kosovës, duke investuar në projekte konkrete”, tha Malaj për Albinfo.ch.
Ambasadori Malaj u angazhua për përmirësimin e imazhit të Kosovës në botë. Ai tha se Kosova është një vend me perspektivë ekonomike, ndërsa për ndërrimin e imazhit të të kaluarës, ka luajtur edhe forumi i biznesit Zvicër-Kosovë. “Kjo konferencë do të luaj një rol të rëndësishëm në imazhin dhe investimet e huaja në Kosovë”, tha ai.
Rexhep Berisha është një afarist me prejardhje nga Kosova i cili ka “pushtuar” dyqanet e Coop-it me birra të Pejës. Berisha është afaristi që ka thyer “tabut” me eksportimin e birrës kosovare në Zvicër, ndërsa shprehet i kënaqur me këtë linjë eksporti.
Edhe ai për albinfo.ch u shpreh i kënaqur me formimin e të mërkurës dhe me ambientin në Swiss Diamond Hotel në Prishtinë. Berisha tha se ka potencial të konsiderueshëm për investimet në Kosovë, por edhe anasjelltas. Ai tha se fillimisht kishte importuar nga Zvicra në Kosovë, ndërsa tash tha se ka ndërruar qasjen, prodhimet e Kosovës i eksporton në Zvicër.
“E nisa me birrën e Pejës që ishte një birrë më emër. Nga marsi është në treg në të gjitha marketet e Coop-it. Jam shumë i kënaqur me këtë edhe me birrarinë e cila i ka plotësuar të gjitha kushtet evropiane”, tha Berisha.
Edhe Ismet Hulaj përfaqësuesi i verës Stone Kastle e konsideron frytdhënës Forumin Zvicër-Kosovë, për ekonominë kosovare sidomos për këtë periudhë, kur aq shumë ka nevojë për investime të huaja. Ai iu rekomandoi institucioneve në Kosovës që t’u ofrojnë shumë më shumë benificione dhe siguri investitorëve zviceran, që ata të ndihën sigurt me investimet e tyre.
“Ston Castle”, sipas Hulajt, aktualisht eksporton jashtë Kosovës rreth 85 për qind të produkteve të saj. “ I eksportojmë në të gjitha shtet edhe në Gjermani, Zvicër, Austri. Danimarkë Britani, e në SHBA e Nigeri. Jemi të hapur në gjithë tregun”, tha ai.
Vlerësime pozitive për joshjen e investitorëve të huaj në Kosovës, këtë forum e konsideron edhe Elbasan Morina nga Instituti për Menaxhim dhe Zhvillim të Diasporës.
Ai tha se hapi i parë konkret ndërmjet dy grupeve të biznesit, edhe për faktin se Kosova dhe Zvicra kanë një marrëveshje tregtare.
“Definitivisht me këso konferencash njoftohen dhe joshen investitorët e huaj për të ardhur në Kosovë. Por, kisha dashtë që konferenca të jetë edhe më praktike dhe të ketë edhe elemente më të detajuara. Nëse flasim për industrinë e qumështit atëherë duhen të jepen edhe statistika konkrete”, konsideron Morina për albinfo.ch.
Po ashtu ai kërkoi që herëve të tjera të ketë një pasqyrë edhe më të qartë për nivelin komunal.
Ndryshe Forumi i Biznesit Zvicër-Kosovë është organizuar nga Eciks, Oda Ekonomike e Zvicrës (SEC) dhe është mbështetur nga organizatat partnere si IPAK, OSEC, ProCredit Bank, Ambasada ne Bernë, albinfo.ch dhe qeveria e Zvicrës.
Në konferencë kanë marrë pjesë afër njëqind afaristë e përfaqësues institucionesh nga Zvicra e Kosova, ndërsa me fjalimin e tyre kanë kontribuar edhe kryeministri Hashim Thaçi dhe disa nga ministrat e tij.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit











