Lajme
Kosova ka potencale për të investuar të huajt
U mbajt konferenca "Mundësitë e investimeve në Kosovë"
Organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe UNDP-ja është organizuar Konferenca “Mundësitë e investimeve në Kosovë” në të cilën u theksua se janë duke u krijuar kushtet më të volitshme për investime të brendshme dhe të jashtme.
Zyrtarët e Agjencisë për Promovimin e Investimeve, të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, si dhe të njësisë për Partneritet Publiko Privat, i njoftuan investitorët për mundësitë dhe kushtet që i ofron vendi ynë për ta.
Ata treguan për storie të suksesshme të privatizimit, por edhe për kushtet që po përmirësohen vazhdimisht në aspektin e hapjes dhe të bërit biznes.
Valdet Osmani nga UNDP-ja,ka thënë se Konferenca është organizuar me qëllim të zbutjes së varfërisë në Kosovë.
“E vetmja alternativë për të zbutur varfërinë në Kosovë është promovimi i investimeve, të zhvillohet ekonomia, në mënyrë që të punësohen sa më shumë njerëzit, në mënyrë që të jepet mundësia që rinia jonë të ketë qasje në punë”, ka deklaruar Osmani.
Konferenca është organizuar nga UNDP-ja në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës. Pjesëmarrës ishin rreth 80 investitorë potencialë vendës dhe të huaj.
Sipas investitorëve, fushat më interesante për ta janë agrobiznesi, ndërtimtaria, prodhimtaria, shërbimet dhe financat.
Në këtë konëferencë u tha se OEK-u si lidere e komunitetit të biznesit të ndihmoj sektorin privat në ketë qasje dhe për ketë arsye UNDP përkrah të gjitha aktivitetet e kësaj natyre të cilat i ndërmerr OEK-u.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











