Lajme
Kosova importoi 217 milionë euro tekstil, ndërsa eskportoi 1.4 milion euro
Republika e Kosovës importoi tekstil në vlerë 217 milionë euro për një vit, ndërsa vlera e eksportit ishte vetëm 1,4 milion euro
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, importi i veshmbathjeve në Kosovë gjatë vitit 2015 ishte 217 milionë euro ndërsa vlera e eksportit ishte vetëm 1,4 milion euro. Këto statistika tregojnë se sa i dobët është prodhimi vendor në fushën e tekstilit. Të dhënat u ritheskuan gjatë takimit që përfaqësuesit e Shoqatës Kosovare për Marketing të Veshmbathjeve zhvilluan me zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi.
Shoqata e Kosovës për Marketing të Veshmbathjeve (KAMA), financohet nga projekti Empoëer Private Sector –USAID.
Përfaqësuesit e kësaj Shoqate e informuan zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi për aktivitetet e shoqatës, për zhvillimin e hovshëm të biznesit në fushën e prodhimit të tekstilit brenda vendit, e po ashtu edhe për eksportin e këtyre mallrave në vende të ndryshme.
Në takim, po ashtu u diskutua edhe për sfidat e të bërit biznes, me ç’rast përfaqësuesit e Shoqatës KAMA falënderuan për lehtësirat që Qeveria e Kosovës ka bërë dhe po bënë për bizneset vendore.
Kompanitë po ashtu e informuan zëvendëskryeministrin në lidhje me problemet që bizneset po ballafaqohen me rrymë, importin e parregullt si dhe të kenë për parsiprodhuesit vendor në tenderat publik, i cili do të rregullohej përmes Ligjit të Prokurimit Publik, lirimi i doganës për lenden e pare jo vetëm për makineri si dhe nevojat për aftësim professional për sektorin e veshmbathjeve.
Zëvendëskryeministri Kelmendi, po ashtu përshëndeti iniciativën e Shoqatës për organizimin e një panairi nga fusha e tekstilit në Kosovë, në të cilin do të ftohen dhe biznese nga vendet e jashtme për mundësinë e lidhjes së marrëveshjeve biznesore dhe eksportit të këtyre produkteve.
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











