Lajme
Kosova i vë sanksione Rusisë
Kryeministri Hashim Thaçi tha se vendimi për vendosjen e sanksioneve Rusisë është bërë në koordinim me partnerët e shtetit të Kosovës, BE-në dhe SHBA-të
Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjet e sotme, aprovoi vendimi për vendosjen e sanksioneve ekonomike për Federatën Ruse. Vendimi, siç tha kryeministri Hashim Thaçi, është në koordinimin e plotë me partnerët e shtetit të Kosovës, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se vendimi është në dobi të ruajtjes së rendit ndërkombëtarë dhe është përpjekje për të dënuar shkeljen e sovranitetit të një shteti të pavarur, dhe agresionin e Federatës Ruse ndaj Ukrainës”, thuhet në deklaratën e kryeministrit në detyrë, Hashim Thaçi.
Ky vendim, siç tha kryeministri në detyrë dëshmon se Kosova po trajtohet me dinjitet, dhe në mënyrë të barabartë, në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Vendimi siç u tha në mbledhjen e Qeverisë, parasheh një listë të institucioneve të ndryshme që duhet të jenë zbatuese të vendimit për sanksione.
“Qeveria e Republikës së Kosovës, mbështet sanksionet e institucioneve të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj autoriteteve të Federatës Ruse. Sanksionet do të jenë në fuqi deri në një vendim tjetër, varësisht nga rrethanat që mund të krijohen”, ka deklaruar kryeministri Hashim Thaçi.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











