Lajme
Kosova i shpallë luftë tregtisë së “mishit të bardhë”
Vetëm brenda tetë muajve të këtij viti, autoritetet kosovare kanë arrestuar 48 viktima të “mallit të bardhë”. Shumica janë nga Kosova dhe nga Moldavia
Zanati më i vjetër në botë, duket se është mjaft profitabil edhe në Republikën e Kosovës, pavarësisht faktit se shteti më i ri në Evropë e ndalon prostitucionin. Vetëm brenda tetë muajve të këtij viti autoritetet kosovare kanë arrestuar 48 viktima të trafikimit për shfrytëzim seksi.
Sipas një raporti të Policisë së Kosovës, më shumë se 50 për qind e këtyre viktimave janë nga Kosova, kurse të tjerat nga vendet e rajonit. Këto të dhëna janë publikuar me rastin e fillimit të fushatës “Hapi sytë”, të organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe të përkrahur edhe nga institucionet e tjera vendore e ndërkombëtare.
Kjo fushatë ka për qëllim parandalimin dhe informimin për dukurinë negative të trafikimit të njerëzve në vend.
Ministri Bajram Rexhepi derisa ka folur për fushatën kundër trafikimit me qenie njerëzore, ka thënë se institucionet e vendit duke zbatuar ligjet, do t’u dalin në ndihmë të gjitha viktimave, në veçanti fëmijëve.
“Ne kemi nevojë edhe për një partner tjetër në luftimin e trafikimit me njerëz, ky partner është publiku i gjerë. Andaj, përmes kësaj fushate vetëdijësuese, e cila do të zgjasë një muaj, synojmë të vetëdijësojmë qytetarëve për parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie”, është shprehur Rexhepi, citon REL.
Nga ana tjetër, zëvendësambasadorja amerikane në Kosovës, Kelly Degnan, ka thënë se ndryshimet e ligjeve kundër-trafikim, do t’i ndihmonin sistemit të drejtësisë në Kosovë për të mbajtur përgjegjës trafikantët.
“Ne shpresojmë të shohim që sistemi i drejtësisë të reagojë në korrigjimin e ligjeve duke u zotuar për ndjekje penale dhe ndëshkim të rreptë të trafikuesve. Nëse nuk ka ndëshkim të vërtetë për trafikuesit, atëherë nuk do ta ndalim këtë shkelje, këtë krim”, është shprehur Degnan.
Sipas Policisë së Kosovës, numri më i madh i trafikimit me njerëz nga viti 2001 deri në vitin 2012, është nga Kosova, që prin me numër prej 229, Moldavia 231, Rumania 74, Shqipëria 65, e vende të tjera që numri i përgjithshëm për këtë periudhë shkon deri në 704.
Në raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit mbi trafikimin e personave, Kosova, ndërkaq është cilësuar si një vend që është burim, destinacion, dhe ndoshta vend transit për gratë dhe fëmijët që janë viktima të trafikimit për shfrytëzim seksual.
Në raportin e DASH-it për vitin 2012, është thënë se Qeveria e Kosovës, nuk përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit, megjithatë, ajo po bën përpjekje domethënëse për ta arritur këtë.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











