Zhvillim
Kosova i mbanë sytë ka investitorët evropianë
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se bartja e dijes dhe e teknologjisë nga investitorët evropianë, paraqet kontribut afatgjatë për ekonominë e Kosovës
Bashkimi Evropian paraqet partnerin kryesor ekonomik të Kosovës, me pjesëmarrje në eksporte dhe importe me mbi 40 për qind, dhe pjesëmarrjen e investimeve të huaja direkte me mbi 50 për qind. Kështu ka deklaruar kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në hapjen e platformës së dialogut të Investitorëve Evropianë me Qeverinë e Kosovës.
“Ky partneritet i referohet një klime të favorshme ekonomike që Kosova po ofron, i referohet përfitimeve përkatësisht benefiteve të investitorëve dhe ekonomisë së Kosovës. Si shembull i mirë i këtyre përftimeve është edhe sektori financiar, përkatësisht bankar, i cili po punon dhe po tregon efekte pozitive dhe multiplikative për ekonominë tonë. Shembuj tjerë të suksesit ka edhe në fusha të tjera”, citohet të ketë thënë kryeministri Mustafa.
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, kryesuesi i Këshillit të Investitorëve Evropianë, Emmanuel Mitsou dhe përfaqësues të institucioneve, bizneseve dhe ekspertë të ekonomisë.
Më tej thuhet se kryeministri Mustafa ka thënë se bartja e dijes dhe e teknologjisë nga investitorët evropianë, paraqet kontribut afatgjatë për ekonominë e Kosovës në mënyrë që këto përvoja të merren dhe të implementohen në Kosovë.
“Presim që investitorët evropianë të jenë promotorët kryesorë edhe për investime të reja, aq të nevojshme për ekonominë tonë, falë potencialit ekonomik me të cilin disponon Kosova dhe klimës së favorshme të cilën ne po e ndërtojmë këtu. Ne e kemi një treg të punës shumë të përshtatshëm, një treg të punës fleksibil, një popullatë të re, me moshë mesatare prej 26 vjeç, me paga mesatare më të ulëta se sa në vendet në rajon dhe me sistem edukimi i cili është në përmirësim e sipër”, tha Mustafa.
Sa i përket sektorëve më potencialë, kryeministri përmendi sektorin e teknologjisë informative, sektorin e agrobiznesit, sektorin e përpunimit të drurit, minierave, energjisë, turizmit, përpunimin e tekstilit, përpunimin e lëkurës, “për të cilat ne kemi pas dhe kemi përvoja dhe të cilat mund ta gjejnë edhe tregun vendor, tregun regjional dhe atë evropian”.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











