Lajme
Kosova i kërkon Gjermanisë njohjen e patent-shoferëve
Ministrja e Kosovës për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Meliza Haradinaj-Stublla, e shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, sot në hapësirat e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin priti në një takim Drejtorin e së Drejtës për Rrugë dhe Marrëveshje Ndërkombëtare në Ministrinë e Transportit dhe Digjitalizimit në Qeverinë e Gjermanisë, Guido Zielke.
Siç njofton kumtesa, në këtë takim u bisedua procesi i avancimit të bisedimeve rreth njohjes së patent-shoferëve mes Kosovës dhe Gjermanisë.
Ministrja Haraidnaj- Stublla me këtë rast theksoi nevojën që ky proces të përmbyllet sa më shpejt ngase siç tha ajo janë me mijëra shqiptarë nga Kosova të cilët janë futur në tregun e punës në Gjermani dhe nuk kanë të drejtë të përkthejnë patent- shoferët e tyre. Shefja e diplomacisë kosovare e siguroi Zielke se Qeveria e Kosovës është e vendosur që të zbatojë rekomandimet e Qeverisë së Gjermanisë në mënyrë që kjo marrëveshje të përmbyllet sa më shpejt.
Duke u shprehur optimist se ky proces do të përmbyllet së shpejti, Zielke tha se pas vizitës që kishte realizuar delegacionit gjerman në muajin shkurt, priste që njohja reciproke e patent-shoferëve të mbyllej qysh këtë vit, porse rrethanat pandemike kanë bërë të pamundur takimin e ekspertëve të të dyja vendeve.
E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri









