Kosova
Kosova harxhon rreth 600 milionë euro në vit për karburante
Eksperti i energjisë në organizatën GIZ, Avni Sfishta, ka thënë se Kosova do të arrijë që deri në vitin 2050 të bëjë balansimin klimatik, siç parashihet me Planin Kombëtar të Kosovës për Energjinë dhe Klimën, përcjell albinfo.ch.
“Besoj dhe jam i bindur që mund të mbërrihet, për arsye se janë disa elemente që shkojnë në favor të vendit. Konsumin më të madh të energjisë e kemi nga sektori i ndërtesave. P.sh. për t’i prodhuar 1 mijë euro të GDP-së të vendit, ne i harxhojmë 460 euro energji. Ndërsa për t’i prodhuar 1 mijë euro në vendet e BE-së, shpenzohen 110-150 euro energji”, ka thënë Sfishta.
Ai ka shtuar se kjo diferencë e madhe tregon se sa ka potencial Kosova për të kursyer energji, e në të njëjtën kohë të zvogëlojë edhe konsumin.
“Në sektorin e ndërtesave, presim të kemi një program të mirë për kursim të energjisë që nënkupton izolim të ndërtesave, e zvogëlon në minimum konsumin e energjisë, pastaj u shtojmë në kulm të ndërtesave burime të riprodhueshme të energjisë etj.”, tha më tej ai.
Në Planin Kombëtar të Kosovës për Energjinë dhe Klimën parashihen masat për kodin e ndërtimit, kriteret minimale për performancë energjetike, standardet që duhet t’i plotësojnë ndërtesat e reja, të cilat i nënshtrohen fazës së ndërtimit.
“Është rekomanduar masë që është edhe obligim, vendosja e certifikimit energjetik në ndërtesa. Po presim që gjatë këtij viti të ndërtojmë sistemin, gati jemi në përfundim të plaftormës, e cila e proceson lëshimin e certifikatave, me të cilin fillon një standard i ri që ndërtesat duhet të plotësojnë për zvogëlimin e përdorimit të energjisë”, thotë tutje ai.
Kostoja e energjisë në sektorin e transportit, sipas Sfishtës, në Kosovë është më shumë se 600 milionë euro.
“Këtu hyn çmimi i karburanteve. E prej Kosovës po kërkohet që të subvencionojë veturat elektrike, të vendosen pajisje për mbushjen e veturave elektrike. Në sektorin e energjisë nëse llogarisim kosto sa shpenzojmë në nivel vendi, është diku 400-500 milionë euro”, deklaroi Sfishta.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg Pa pasaportë në Aeroportin e Dublinit, 18-vjeçari arrestohet dhe dënohet... -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja










