Futboll
Kosova grumbullohet në Durrës me shumë mungesa
Dardanët do të përballet me Shqipërinë në miqësore dhe ndaj Sllovenisë e Moldavisë në Ligën e Kombeve

Kombëtarja e Kosovës është grumbulluar sot në Durrës në kuadër të përgatitjeve për tri ndeshjet e këtij muaji kundër Shqipërisë (më 11 nëntor), Sllovenisë (më 15 nëntor) dhe Moldavisë (më 18 nëntor).
Për këto ndeshje Milot Rashica e Leart Paqarada nuk janë lejuar nga klubet e tyre të udhëtojnë për shkak të vendimeve të regjioneve përkatëse që pas kthimit ata duhet të qëndrojnë në mënyrë obligative në karantinë dhe klubet kanë ushtruar të drejtën e dhënë nga FIFA që të mos i lejojnë lojtarët që të bashkohen me ekipin kombëtar, njofton faqja e FFK-së, përcjell albinfo.ch.
Në tri ndeshjet e këtij muaji do të mungojnë edhe Florent Muslija, i cili nuk është në gjendje t’i bashkohet ekipit pas lëndimit në ndeshjen e fundit, si dhe Benjamin Kololli, i cili është i suspenduar për 2 ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Sllovenisë e Moldavisë, për shkak të kartonit të kuq pas ndeshjes kundër Greqisë. Duke pasur parasysh se në ndeshjen e fundit me Zurichun pësoi një lëndim të lehtë në bashkëpunim me lojtarin është vendosur që të mos rrezikohet, meqë edhe ashtu do të mund të luante vetëm në ndeshjen miqësore.
Ndërkohë, në miqësoren kundër Shqipërisë do të mungojnë edhe Valon Berisha e Idriz Voca. Në fakt, Valon Berisha pas problemeve konstante në shpinë në ndeshjet e fundit me klubin, është vendosur që të kryejë rikuperim të lehtë gjatë tri ditëve dhe pastaj t’ i bashkohet ekipit nga dita e enjte për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Sllovenisë dhe Moldavisë. Ndërkaq, Voca ka pësuar lëndim në nxemje para ndeshjes së djeshme me klubin e tij dhe pritet të shihet rikuperimi i tij dhe përfshirja eventuale në ekip për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Do theksuar se Dardanët sonte në orën 19:00, në kompleksin Tropical në Durrës do ta zhvillojnë stërvitjen e parë.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains Një mbrëmje ekskluzive organizuar nga IllyrianBrains Vienna....
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet
-
Konflikt mes shqiptarëve në Itali, vritet me thikë 35-vjeçari
-
Autoshkollë e re në Winterthur, flasin edhe shqip!
-
Kënga “Mora fjalë’ jehon në sheshin e Mynhen-it
Jeta në Austri
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains Një mbrëmje ekskluzive organizuar nga IllyrianBrains Vienna....
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës
-
Austri: Nxënësi 15-vjeçar pranon se ka dërguar kërcënime për bomba në tre shkolla
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027