Futboll
Kosova ‘goditet’ nga lëndimet
Hekuran Kryeziu ishte gjithmonë titullar te Kosova dhe te skuadra zvicerane Zurich
Kosova ka më shumë se një vit që nuk ka humbur asnjë ndeshje në futboll. Në 12 ndeshje është pa humbje, ku ishte e para në grupin e saj në Ligën e Kombeve, derisa kualifikimet i nisi me një barazim ndaj Bullgarisë, kurse paraprakisht barazoi me Danimarkën në miqësore, shkruan albinfo.ch.
Por, ‘Dardanët’ kanë marrë disa lajme jo të mira, për shkak të lëndimeve të lojtarëve.
I fundit ishte Hekuran Kryeziu, i cili ka këputur ligamentet dhe do të mungojë sigurt gjashtë muaj, derisa në varësi të riaftësimit mund të shkojë deri në nëntë.
Kryeziu ishte gjithmonë titullar te Kosova dhe te skuadra zvicerane Zurich.
Pak kohë më parë u operua edhe Valon Berisha, për shkak të një problemi në gju dhe e ka humbur këtë sezon me Lazion, derisa vështirë se do të jetë edhe për ndeshjet e qershorit me Kosovën, ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë.
Bersant Celina gjithashtu nuk ka luajtur që disa ndeshje, megjithatë, mesfushori i Swansea, nuk ka ndonjë lëndim të rëndë. Gjithashtu në ndeshjen e fundit u lëndua edhe Leart Paçarada.
Megjithatë, lajm i mirë është rikthimin në fushën e blertë për Benjamin Kolollin.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













