Lajme
Kosova, gati për pritjen e bashkatdhetarëve

Pushimet e verës po afrohen për diasporën, institucionet kosovare pohojnë se i kanë bërë të gjitha përgatitjet për t’i pritur sa më mirë në vendlindje mërgimtarët.
Ministria e Diasporës, në kuadër të planit të veprimit, thotë të ketë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për pritjen e bashkatdhetarëve që vijnë për pushime në atdheun e tyre.
Në kuadër të fushatës “Ti je pjesë e atdheut”, zyrtarët e Ministrisë së Diasporës do të jenë të shpërndarë në të gjitha pikat kufitare të Kosovës për t’i mirëpritur bashkatdhetarët dhe për t’i informuar ata në detaje me aktivitetet e organizuara gjatë muajve korrik dhe gusht nga Ministria e Diasporës, Komunat e Kosovës dhe aktivitetet e tjera, organizuar nga OJQ-të e ndryshme që bëhen në bashkëpunim me MD-në.
„Sivjet kemi filluar me konferencën e juristëve nga diaspora për të shikuar format dhe mundësitë e bashkëpunimit mes profesionistëve të kësaj fushe në diasporë me avokatët dhe institucionet e Republikës së Kosovës, që shënoi edhe fillimin e manifestimit Ditët e Diasporës. Po ashtu MD ka bashkorganizuar edhe Prishtina Football Fest, ku në ekran gjigand në sheshin “Skënderbeu” janë transmetuar ndeshjet e Kombëtares sonë në kampionatin evropian, e ku ka pasur një pjesëmarrje masive të bashkatdhetarëve që kanë qenë prezent në Kosovë gjatë atyre ditëve“, tregon për albinfo.ch zëdhënësi i Ministrisë së Diasporës, Lorik Pustina.
Javët në vijim janë të parapara edhe rreth 230 aktivitete të tjera që u dedikohen mërgimtarëve.
„Muzeu Mobil, punëtori të ndryshme për pikturë, vizatimin e komikëve, shfaqje të filmave të regjisorëve tanë në diasporë, aktivitete sportive, si Street Ball, volejboll, turne në futboll, panairi tradicional me punime artizanale, dy kampe për të rinj të diasporë, kampi Toka Jonë dhe Shkolla verore e Diasporës, ekskursione të shumta, koncerte për fëmijë, të rinj dhe të rritur si dhe shumë aktivitete të tjera, ku bashkatdhetarët tanë, pa dallim moshe apo preference, mund të gjejnë vend për të kaluar kohë së bashku me familjet dhe miqtë e tyre”, zbulon disa nga aktivitetet e sivjetme Lorik Pustina.
Për dallim nga vitet e kaluara, zyrtarët e Ministrisë së Diasporës thonë të jenë koncentruar në aktivitete sa më interaktive për mërgimtarët.
„Besoj që atraktiviteti i ngjarjeve të organizuara do të ndikojë edhe në numrin e madh të pjesëmarrësve“, thekson Pustina.
Vitin e kaluar Pustina thotë të kenë qenë të kënaqur për shkak të pjesëmarrjes më të madhe të fëmijëve, posaçërisht në aktivitetet e organizuara për ta si dhe të rinjtë. „Sivjet presim akoma më shumë, marrë parasysh edhe diversitetin e aktiviteteve që i kemi planifikuar“, ka deklaruar Lorik Pustina.
Ministri kosovar i Diasporës, Valon Murati, ditët e fundit ka zhvilluar takime me kryetarët e komunave të Kosovës, në mënyrë që të gjitha aktivitetet që lidhen me bashkatdhetarët dhe ardhjen e tyre në Kosovë të jenë të koordinuara dhe pritja t’u bëhet në mënyrën më të mirë të mundshme.
E-Diaspora
-
Kur gjendja dukej e pashpresë, mjekja gjermane shpëton vajzën nga Kosova Për shkak të diagnozës së saj me leukemi, një vajzë 14-vjeçare nga Kosova vjen në Gjermani...
-
Foto
Festa shqiptare në zemër të Cyrihut, sot është dita e dytë e Alba Festivalit
-
Ndryshime në votimin nga diaspora, fletëvotimet do t’u dërgohen me postë votuesve
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
Jeta në Austri
-
Rënie e ndjeshme në ribashkimin familjar të refugjatëve në Austri Procesi i ribashkimit familjar për refugjatët në Austri është ngadalësuar ndjeshëm, madje edhe para ndalimit formal...
-
Austri: 11 të lënduar në aksidentin e rëndë me autobus në A1
-
95.8% e liqeneve dhe lumenjve të Austrisë janë vlerësuar si të “shkëlqyeshëm”
-
Ku në Evropë janë pikat më të pastra dhe më të pista të notit?
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen?