Lajme
Kosova, gati për bashkatdhetarët
Gjatë dy muajve të ardhshëm, administratat komunale do të punojnë me orar të zgjatur, ndërsa në fokus janë shumë aktivitete kulturore, sportive, letrat e argëtuese. Kosova është gati për pritjen e Diasporës
Institucionet qendrore dhe ato lokale i kanë intensifikuar përpjekjet për t’u përgatitur sa më mirë për pritjen e bashkatdhetarëve gjatë qëndrimit në Kosovë. Është marrë vendim që nëpër të gjitha komunat e vendit të punohet me orar të zgjatur, ndërsa janë planifikuar një varg aktivitetesh kulturore, sportive e argëtuese për dy muajt e ardhshëm.
Pavarësisht se në këtë periudhë, Kosova gjendet në një proces paszgjedhore dhe me një qeveri në detyrë, megjithatë ditët e diasporës janë bërë tradicionale dhe nuk interferojnë çështjet e brendshme politike në Kosovë.
Ministri në detyrë i Diasporës, Ibrahim Makolli tha se aktivitetet për ardhjen e mërgimtarëve do të vazhdojnë sikurse herëve të tjera, pavarësisht ndërrimeve të mundshme në qeverinë e Kosovës.
“Janë aktivitete të rregullta që mbahen edhe sivjet për diasporën. Prandaj pavarësisht që është vit zgjedhor në Kosovë, aktivitete që kanë të bëjnë me mërgatën janë të rregullat”, deklaroi Makolli për Albinfo.Ch.
Ditët e diasporës do të fillojnë në korrik dhe do të vazhdojnë deri në fund të muajit gusht. Gjatë kësaj periudhë do ketë një laramani aktivitetesh, koncerte me muzikë nga të gjitha zhanret, orë letrare, simpoziume shkencore, kampe verore me nxënës nga diaspora, ekskursione me fëmijët e diasporës, etj.
Ndërsa si rëndomtë Dita e Mërgatës është caktuar 2 Gushti, ku të gjithë bashkatdhetarët takohen në kështjellën e Jasharëve në Prekaz.
Përveç aktiviteteve të ndryshme që i organizojnë institucionet e Kosovës, gjatë këtyre dy muajve edhe bashkatdhetarët do të sjellin para opinionit kosovar krijimet e tyre kulturore e artistike nga mërgimi.
Komunat e Kosovës, ndërkaq e bartin barrën më të madhe gjatë këtyre dy muajve, por edhe përgatitjet kanë filluar me kohë, që administratat komunale të jenë sa më afër bashkatdhetarëve. Në disa komuna tashmë është marrë vendim që të punohet me orar të zgjatur, me qëllim që mërgimtarët të kenë mundësi të pajisen me dokumente personale, kryesisht nga ofiqarisë.
Në komunën e Mitrovicë tashmë kanë filluar angazhimet për t’i pritur sa më mirë bashkatdhetarët. Mitrovica do të jetë qendër e aktiviteteve të shumta kulturore, sportive, argëtuese, historike, ndërsa ndryshe nga komunat tera qyteti i minatorëve e ka ditën e caktuar për takimin e mërgimtarëve.
“Zakonisht gjatë këtyre muajve është parashikuar të mbahet koncerti tradicionale të rokut, të folklorit, orë letrare etj. Ndërsa sivjet dita e bashkatdhetarëve që mbahet tradicionalisht në fund të muajit korrik, është caktuar me 28 në ditën e Bajramit, në Shalë të Bajgorës në ora 15”, deklaroi për Albinfo.Ch, Hysni Syla, përgjegjës i Zyrës për Informim.
Ditë e bashkatdhetarëve në Shalë është e veçantë, sepse përgatiten vetëm ushqime tradicionale nga kuzhina shqiptare, flija, mantija, pite, leqenikë etj.
Edhe komuna e Prishtinës ka filluar përgatitjen për ardhjen e mërgimtarëve në Kosovë, ndërsa administrata komunale do të punojë me orar të shtuar. Organizimi i shumë koncerteve, mbrëmjeve argëtuese, takimeve me mërgimtarë në Gërmi, do të jenë të rëndomta në komunën e Prishtinës.
Përgatitje për mërgimtarët ka bërë edhe komuna e Deçanit, e cila nën patronatin e kryetarit të komunës, Rasim Selmanaj, nga 29 korriku gjer me 15 gusht 2014 do të organizojë “Ditët e Diasporës”. Gjatë këtyre ditëve, do të organizohen aktivitete të ndryshme kulturore e sportive.
“Më 29 korrik mbahet koncert me rapsodët e Deçanit dhe të komunave tjera të Kosovës. Më këtë rast, do të ndahen mirënjohje PostMortum, për rapsodët që kanë lënë gjurmë në këtë rajon. Më 30 korrik mbahet koncerti “Diaspora këndon për Diasporën”. Ndërsa brenda këtyre ditëve mbahet edhe turniri tradicional në futboll të vogël – Ruzhdi Ramosaj’’, thuhet në njoftimin e komunës.
Edhe Deçani, sikurse komunat tjera e ka zgjatur orarin e punëve gjatë këtyre ditëve, ndërsa komuna i njofton mërgimtarët se ka filluar regjistrimi i tyre, i cili do të bëhet në objektin e kuvendit të komunës. “Regjistrimi për mërgimtarët ka filluar nga muaji qershor dhe do të zgjas deri në fund të muajit gusht”, thuhet në njoftim.
Angazhime shtesë gjatë ditëve sa do të qëndrojnë mërgimtarët kanë aplikuar edhe komunat tjera të Kosovës.
Madje nënkryetari i komunës së Suharekës, Rexhep Kuçi i ka paralajmëruar zyrtarët e administratës së Komunës se gjatë muajve korrik dhe gusht do të punojnë me orar të zgjatur deri në ora 18. Ai këtë e ka bërë të ditur në takimin e rregullt për koordinim lokal të sigurisë.
Ndërsa kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila ka krijuar një zyrë informative që t’iu mundësohet mërgimtarëve që t’i paraqesin kërkesat e tyre por edhe shqetësimet që kanë të bëjnë me shërbimet komunale ose edhe me vet kryetaren. Sipas Kusari-Lilas, që nga data 07.07.2014, shërbimet e ofiçarisë do të punojnë me orar shtesë.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










