Futboll
Kosova fiton 3:0 ndaj Shqipërisë
Kosova ishte superiore në këtë ndeshje, duke pasur edhe shumë raste shënimi, kurse kuqezinjtë rrezikuan pak, dhe ishin të ‘përgjumur’ në këtë sfidë
Kosova ka fituar në miqësoren ndaj Shqipërisë me rezultat të pastër 3:0, takim që u zhvillua në Cyrih.
Kosova ishte superiore në këtë ndeshje, duke pasur edhe shumë raste shënimi, kurse kuqezinjtë rrezikuan pak, dhe ishin të ‘përgjumur’ në këtë sfidë.
Fillimisht Zeneli shënoi në minutën e 20-të, pas një aksioni mjaft të bukur për të mposhtur Berishën për 1:0.
Kosova ndërtoi edhe një aksion të bukur në pjesën e dytë, ku Zeneli shënoi sërish një gol fantastik. Ndodhi kjo në minutën e 51-të.
Në minutën e 67-të, për Kosovën ka shënuar edhe Edon Zhegrova, duke befasuar Etrit Berishën për 3:0. Ai hyri tetë minuta më parë në lojë, duke zëvendësuar Milot Rashicën.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












