Lajme
Kosova, ende mbrapa në plotësimin e kushteve të KE-së
Në fillim të muajit maj, Zyra Ndërlidhëse e KE-së në Prishtinë, do të dërgojë në Bruksel vlerësimet e para për arritjet e Kosovës

Ka mbetur më pak se një muaj, periudhë kjo brenda të cilës autoritetet kosovare mund ta dëshmojnë progresin në fushat për të cilat Komisioni Evropian, në raportin e tij të fundit, evidentoi mangësitë dhe ngecjet më të mëdha.
Në fillim të muajit maj, Zyra Ndërlidhëse e këtij mekanizmi në Prishtinë, do të dërgojë në Bruksel vlerësimet e para për arritjet e Kosovës në fushën politike, ekonomike dhe për ato që kanë të bëjnë me standardet evropiane, njofton radio Evropa e Lirë.
Zëvendëskryetari i parë i Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, Xhavit Haliti, thotë se zhvillimet politike të muajve të fundit kanë shpërqendruar autoritetet kosovare lidhur me përmirësimin e kritikave që dolën nga Raporti i Fundit i Progresit i Komisionit Evropian. Megjithatë, ai shpreh bindjen se brenda muajit të ardhshëm do të bëhen hapa pozitivë nga institucionet përkatëse.
“Institucionet janë vonuar. Është kriza e krijimit të koalicionit, kriza e presidentit dhe kështu me radhë. Shpërqendrimi me të vërtetë ka qenë i të gjithëve, por besoj që mekanizmat që merren me progresin që duhet ta bëjë Kosova, janë të angazhuara – në këtë rast, të gjitha institucionet shtetërore të Kosovës janë duke e bërë punën e tyre”, thotë Haliti.
Analisti Ismajl Hasani thotë se për shkak të krizave institucionale që pasuan zgjedhjet e fundit parlamentare në vend, Kosova ka humbur kohë të vlefshme, brenda së cilës do të duhej të përqendrohej në përmirësimin e këtyre kritikave.
“Në planin strategjik është normale që Kosova ka humbur, po ashtu, kohë të pakompensueshme sa i takon përballjes së drejtpërdrejtë me dukuritë negative në shoqëri, duke e ditur se njëri prej kritereve për integrim në Bashkimin Evropian, është lufta e pakompromis kundër
korrupsionit dhe dukurive të tjera negative në shoqëri”, thekson Hasani.
E-Diaspora
-
PD Dr. Përparim Limani emërohet shef i Klinikës së Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Viscerale në Kantonsspital Aarau Një tjetër emër shqiptar ngjitet në majat e institucioneve zvicerane. Docent PD Dr. med. Dr. sc....
-
Valë e re azilkërkuesish shqiptarë drejt Britanisë, ‘braktisin’ Francën dhe Gjermaninë
-
Në Gjermani hapet edhe një klasë e re për mësimin e gjuhës shqipe në Eggenfelden
-
Gjithçka gati për “Alba Festival”, a jeni gati edhe ju?
-
Itali: Futbollisti shqiptar vdes aksidentalisht
Jeta në Austri
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë? Vjena pas tre vjetësh bie nga froni...
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Der Standard: “Në Kosovë tani po mbretëron kokëfortësia”